40 trupa të pajetë janë gjetur pas rrëzimit të aeroplanit me 72 persona në bord pranë një aeroporti në Nepalin qendror
Avioni i Yeti Airlines nga Katmandu për në qytetin turistik të Pokhara u rrëzua në ulje, duke marrë flakë.
Videoja e postuar në mediat sociale tregon një avion që fluturon ulët mbi një zonë të populluar përpara se të rrëzohet, raporton BBC.
Në bord ishin 68 pasagjerë, përfshirë të paktën 15 shtetas të huaj dhe katër anëtarë të ekuipazhit.