Disa njerëz dyshohet se janë vrarë ose plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm që tronditi kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, të shtunën, sipas raporteve lokale.
Një zyrtar i sigurisë në kushte anonimiteti tha për Anadolu se shpërthimi besohet të jetë një sulm vetëvrasës që synonte një restorant të frekuentuar pranë Teatrit Kombëtar.
“Ne e dimë se ka viktima, por numri i saktë mbetet i paqartë”, tha zyrtari.
Zona është e njohur për frekuentimin e zyrtarëve të profilit të lartë të qeverisë dhe sigurisë, me pallatin presidencial somalez që ndodhet aty pranë.
Ndërsa asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, Al-Shabaab, një grup terrorist i lidhur me Al-Kaedën, ka kryer më parë sulme të ngjashme në vend, duke përfshirë një në javët e fundit. Autoritetet po hetojnë ngjarjen.