Ministri i Bujqësisë nga radhët e LDK-së, Besian Mustafa ka reaguar pas raportimeve se në degën e partisë në Llap ka pasur përplasje mes zyrtarëve të partisë.
Mediat lokale më herët gjatë ditës raportuan se në këtë degë, ishte djali i Agim Veliut që sulmoi verbalisht Ekrem Hysenin, duke e akuzuar se nuk ka punuar fare në fushatë.
Sipas raportimeve, kjo kishte ndodhur sepse djali i Veliut kishte pretendime se Hyseni po do ta marrë drejtimin e degës së partisë në Llap.
Mirëpo të gjitha këto i ka mohuar Besian Mustafa. Të njëjtat i ka quajtur shpifje.
“Sukseset arrihen me punë, përkushtim e shërbim ndaj qytetarit, jo me shpifje!”, ka shkruar Mustafa.