Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Engelbert Zefaj, e ka quajtur “kapëse të medieve” u.d. të presidentit, Vjosa Osmanin.
Ai thotë se Osmani e ndërroi agjendën e RTV 21 që të dilte në intervistë.
Ky është statusi i plotë i tij:
VJOSA OSMANI ËSHTË KAPSE E MEDIEVE, E NDRYSHOI AGJENDEN E RTV 21!
Argumentet:
– Të gjithë e dimë se historikisht emisioni Click në RTV 21 transmetohet nga e martja deri te enjten! Pra nuk transmetohet të Hënën!
– Para 3 ditëve është paralajmëruar se sonte në ora 21:30 do te transmetohet emisioni Start Up, por sonte nuk ndodhi!
Vjosës po i prishet imazhi saj për shkak se u zbulua dinakëria e saj!e ndikuar nga paniku e prishi komplet agjendën e RTV 21 për të dal para opinionit dhe me fol retorika boshe.