Opinionisti dhe njohësi i çështjeve politike në Kosovë, Dardan Islami ka shtruar disa pyetje në lidhje me dokumentet që janë në kasafortën e Presidences.
Ai pyet se çfarë janë ato dokumente? A janë sekrete apo inkriminuese?
Sipas tij, ish-presidenti Hashim Thaçi dhe Driton Selmanaj zëvendëskryeministër i Kosovës, e din se çfare janë ato.
Ai tutje shton se, kush e ka thy rregulloren do të kuptohet shumë shpejtë.
Postimi i plotë:
A janë ato dokumente vetëm sekrete shtetërore, apo janë inkriminuese? Mbase nuk do ta marrim vesh asnjëherë, por Dritoni dhe Hashimi e dinë përmbajtjen, sepse presidenti i vetëdishëm i ka lanë në kasafortë, por nuk e ka lanë pinin?
Në njerën anë AKI po insiston se e ka bo intervenimin në kasafortë me i shpëtu dokumentet sensitive nga Eulexi, gjersa në anën tjetër ushtruesja e detyrës Sherifja dhe zyra e presidences, po thonë se paskan vepru sipas ligjit dhe rregullores kur e kanë denoncu rastin në polici?
Kjo pjesë se kush e ka thy rregulloren e protokollit, do të saqrohet shpejtë!
Por pyetja 1 milion dollarëshe është se a e ka ditë pinin ai zyrtari që është zanë në zyre te kasaforta me Dritonin?
Si pasojë e këtij skandali edhe një drejtor u ndërrua, AIK po jep shenja se ka probleme serioze!
Shpresoj që emërimi i drejtorit të ri të bëhet me një marrëveshje mes koalicionit, se përndryshe do ta shkatërrojmë edhe një institucion shumë vital në mbrojtjen e sigurisë dhe shtetit të Kosovës!?