Pas vendimit të Kushtetueses ka reaguar edhe Ilir Ibrahimi, presidenti i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Gjykata vazhdon të jetë institucioni më profesionist në vend, përcjell Bota sot.
Ai ka ironizuar duke thënë se në luftë me Trustin, për vend të dytë.
Postimi i tij i plotë:
Gjykata Kushtetuese vazhdon të jetë institucioni ma profesionist në vend - (normal me Trustin në luftë të ngushtë për vend të dytë),