Haskuka: Do ti marrim 55 ulëse në Kuvend, Vjosa Osmani do na sjell më shumë vota

Aktuale

Haskuka: Do ti marrim 55 ulëse në Kuvend, Vjosa Osmani do na sjell më shumë vota

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 17:31
Mytaher Haskuka

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka i cili njëherësh është edhe kryetar i Komunës së Prizrenit ka thënë që ka pritshmëri që VV-së ti rriten votat , në zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen së shpejti.

“Në çdo zgjedhje ne jemi duke e rritur votën dhe besoj që edhe në zgjedhjet e ardhshme do të kemi rritje të votave për VV-në. Kjo po shihet edhe në sondazhe se VV-ja do të ketë shumë më shumë deputet se partitë thjerra”, ka thënë ai, në emisionin “Frontal”.

Haskuka theksoi se bazuar në hulumtime, VV-ja mund ti marrë rreth 55 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

“Aty po dalim shifra që do ti kemi diku rreth 55 deputet. Unë kam kolegë edhe nga partitë e tjera që dialogoj dhe e di që edhe tek ata dalin rezultatet përafërsisht të njëjta”, ka thënë më tutje Haskuka.

Anëtari i LVV-së më tutje tha se bashkëpunimi me Vjosa Osmanin do ta rriste edhe më shumë elektoratin e VV-së.

“Hulumtimet janë bërë ashtu siç janë aktualisht partitë politike. Shumica e hulumtimeve janë bërë para vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Tani pas vendimit mendoj që gjërat do të ndryshojnë. Zonja Vjosa Osmani e ka elektoratin e vet dhe mendoj që edhe vota e saj nëse shtohet është shumë më lehtë krijimi i një Qeverie me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin”, ka deklaruar ai.

Sipas Haskukës për momentin, Kurti dhe Osmani janë liderët që e gëzojnë më së shumti popullaritetin në vend.

“Albin Kurti është një person që gëzon popullaritetin më të lartë tek politikanët. Poashtu edhe zonja Osmani sepse i kanë mbajtur qëndrimet e tyre dhe e kanë mbajtur fjalorin e tyre si para zgjedhjeve ashtu edhe pas zgjedhjeve gjë që se kanë bërë kryetarët e partive të tjera”, ka thënë ai.

I pyetur se a ka rrezik që me kandidimin e Enver Hoxhajt për kryeministër, Prizreni me rrethinë ti kthehet PDK-së, Haskuka tha se gjërat tani kanë ndryshuar.

“Mendoj që Prizreni i ka prirë ndryshimit në Kosovë dhe do të vazhdojë që ti prij ndryshimit. Për sa i përket kandidaturës së Hoxhajt, unë kam respekt për të personalisht por mendoj që tash gjërat kanë ndryshuar”, ka pohuar ai. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat