Ende pa u caktuar data e zgjedhjeve të përgjithshme, si dhe pa u hapur fushata zgjedhore zyrtarisht shumë prej partive politike thuajse kanë filluar të mblidhen nëpër vende të ndryshme të Kosovës.
Ngjashëm ndodhi edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Në një fotografi të publikuar së fundi nga ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi shihet turmë e madhe e qytetarëve të cilët janë mbledhur në përkrahje të LDK-së.
Siç duket njëri nga zyrtarët e lartë të LDK-së, pra sekretari Abrashi bashkë me të tjerët kanë harruar se pandemia COVID-19 vazhdon të jetë atkive, e në atë mes nuk ka aspak respektim të distancës.
“Nga vendi i ngjarjes. LDK vazhdojmë”, shkroi Abrashi.
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/27/auto_22221609099487.png)