Ka dalë zyrtarisht vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese për rastin e votës së deputeti Etem Arifi.
Ajo që gjithë e prisnin ishte edhe pika ku argumenton se a ka të drejtë Albin Kurti të kandidojë në këto zgjedhje apo jo.
Bazuar në argumentimin përfundimtarë të Kushtetueses, thuhet që nuk ka të drejtë deputeti që është i dënuar në tri vitet e fundit me vepër penale.
Media ka kontaktuar me juristin Ehat Miftaraj për të marr një qëndrim në lidhje me argumentimin e Kushtetutes. Ai tha se bazuar në këtë shohim që Albin Kurti po si deputetët e tjerë nuk do të kenë të drejtën të garojnë në zgjedhjet e parakohshme.
“Edhe pse nuk arrita ta lexojë në tersi mirëpo bazuar në argumentimin e pjesës për deputetët e dënuar shihet që Albin Kurti dhe deputetët e tjerë të cilët janë të dënuar më vendim përfundimtar brenda tri viteve të fundit, nuk kanë të drejtë të garojnë në këto zgjedhje nacionale” – deklaroi Miftaraj.
Ne u sjellim dokumentin e Gjykatës ku specifikisht flet për këtë dispozitë:
