Takimet tashmë kanë nisur për fushatën zgjedhore, këtë e konfirmoi edhe Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, duke thënë se LDK-ja ka filluar takimet shtëpi me shtëpi në çdo cep të Kosovës.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se ata që ikun i thojnë vetit guximtarë, ata që djegun shtëpinë e vet dhe e gjuan me vezë i thojnë vetit patriot, por as vezët e as gazi lotësjellës nuk e shbin sot kullën e LDK-së, përcjell “Bota sot”.
Tutje ka shtuar se patriotizëm është ta duash dhe ta mbrosh shtëpinë tënde, guxim është të qëndrosh e jo të ikësh.
Postimi i plotë:
Ata që ikun i thojnë vetit guximtarë, ata që djegun shtëpinë e vet dhe e gjuan me vezë i thojnë vetit patriot....e jo vezët e as gazi lotësjellës nuk e shbin sot kullën e LDK-së.
Patriotizëm është ta duash dhe mbroshë shtëpinë tënde, Guxim është të qêndrosh e jo të ikësh.
Takime me shokë e miq për çdo orë, tani sapo u ktheva nga Gjilani në takim me mikun tim të të gjitha kohrave Milot Shkodrën dhe pardje isha i ftuar në shtëpinë e biznismenit Amir Kqiku, fotot i mora sot.
LDK ka fillu takimet shtëpi me shtëpi në çdo cep të Kosovës.
Flm për pritjen, LDK do të jetë forca kryesore poltike në Kosovë.