Njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani ka thënë se me publikimin e listave për deputetë të partive, kanë filluar edhe kërkimin e votave.
Ai këta i quan lypësa duke thënë se edhe janë shumëzuar nëpër lista të partive.
Postimi në Facebook:
FILLUAN PUNEN LYPSAT E VOTAVE-LYPSAT U SHUMEZUAN NEPER LISTA TE PARTIVE
Lypsat e votave në Kosovë janë shumëzuar në shumë lista të partive politike, ideja e lypsave është me sunduar më paret e popullit. Më mirë lypsë i votave se me hap dyqan apo me hy në punë për një rrogë mujore. Lypësat e votave në Kosovë 20 vjet me radhë janë bërë milioner, nuk është e rastit pse këta lypsat janë shumëzuar shumë nëpër lista të partive, më mirë lypës i votave e milioner mu bë në mënyrë të ndryshme se sa me hap dyqan apo me punuar për patronin ka 12 orë e mos me të paguar me rregull. Vetëdijsimi i qytetarëve për demokraci dhe për zgjedhjet është e domosdoshme në të kundërt lypsat dhe përfituesit e tillë kurrë nuk do të ndalen, me kanë budalla e mu ndal duhet me shku me emigrue dikund.