U dënua me 200 euro, zyrtari i Nismës: Për një gjobë nuk po më lejohet kandidimi, ky vendim...

Aktuale

U dënua me 200 euro, zyrtari i Nismës: Për një gjobë nuk po më lejohet kandidimi, ky vendim...

Më: 29 janar 2021 Në ora: 18:38
Foto ilustrim

Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazë ankesën e Nismës për t’i lejuar 12 kandidatët e dënuar që të garojnë në zgjedhje.

Mes tyre janë edhe ish-ministri Endrit Shala, si dhe zëvendësministri në detyrë, Vesel Krasniqi i cili ankohet që për një gjobë nuk po mundet të jetë pjesë e zgjedhjeve.

Ai ka thënë për median që ky vendim i gjykatës është i padrejtë dhe papredecent pasi sipas tij edhe më 2019 në një situatë të njëjtë i është lejuar që të marrë pjesë në zgjedhje.

Krasniqi ka kërkuar që të bëhet njëfarë specifikimi i dënimeve, pasi që për një gjobë 200 euro i duket e papranueshme që të mos i lejohet garimi në zgjedhje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat