Sot po votohet për zgjedhje nacionale në Kosovë.
Deri më tani nuk ka pasur incidente të mëdha kanë bërë të ditur vëzhguesit e zgjedhjeve në vend.
Sidoqoftë një votues në Gjilan ka fotografuar votën e tij.
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë të ditur se deri në ora 11:00 kanë votuar 145 mijë e 650 votues, apo 8.30 për qind e qytetarëve.