Albin Kurti është fitues i zgjedhjeve të 14 shkurtit, duke mos numëruar votat me kusht, diapsorës dhe votat e personave me aftësi të kufizar.
Anëtari i Vetëvendosjes, Skënder Mulliqi përmes një shkrimi në Facebook, ka renditur disa nga detyrat që duhet t’i bëjë qeveria Kurti.
Shkrimi në Facebook:
Disa nga detyrat e pushtetit të Albin Kurtit....
Shoqëria e Kosovës ka pasur përjetimet më të këqija gjatë këtyre viteve.Ishte shoqëri e lënë krejtë pas dore, shoqëri e cila është eksploatuar dhe robnuar në konstrukt nga elitat politike.Dikush u pasurua shumë nga plaqkitja në këtë fazë të tranzicionit, e shumica ka rënë buzë ekzistencës.Ne, sot nuk kemi shëndëtësi mbrojtëse , nuk keni shëndetësi e cila në mënyrë efikase na mbron nga sëmundjët, madje do të thosha më të lehta , e nga korona globale , e cila na ka pru gjendjën edhe më të keqe , të mos flasim . Po largohen njerëzitë nga Kosova , po vdesin nga korona , po vdesin nga kushtet shumë të dobëta ekonomike.
Pushteti i ri i Albin Kurtit ka para vetit detyra të mëdha, për ti mbrojtur qytetarët e vet, që ishin shumë të pa mbrojtuar .Ka për detyrë pushteti I ri që të mbrojë shoqërinë .Ka detyrë të mbrojë shoqërinë e cila është rrezikuar seriozisht nga nëntoka e kanaleve te ndryshme kriminale .Në anën tjetër edhe qytetarët duhet më në fund të kuptojnë se fatin duhet ta kthejnë në duar të tyre . Si nuk duhet të lejojnë të manipulohen më nga askush. Nuk duhet të krijohen mite, së ato mëndime na sjellin dëme të mëdha si shoqëri dhe si shtet.Tiparët na bëjnë që të sillemi dhe të mëndojmë si njerëz. Këtë gjithmonë duhet ta kujtojmë .Vlerat janë ato që na bëjnë të dallohemi nga qenjët tjera . Shumë na duhen ndryshimet pozitive kësaj radhe, së shumë gjatë jemi vonuar në procese. Është koha e fundit të mëndojmë esëll , e jo të lejojmë të rrjedhin gjerat sikur do të “ avullohemi “ shpejt nga globi….Është koha të bëhëmi të vyeshem dhe te ecim pa droje përpara , e jo të mbesim gjithmonë vetëm si të përshtatshëm…