Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se kanë përfunduar numërimet e të gjitha votave, përfshirë votat me kusht dhe ato të diasporës.
Lëvizja Vetëvendosje pas përfundimit të numërimit të votave, përmes një njoftimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka arritur shifrën e 50 % të votave.
“Falenderojmë qytetarët e Republikës së Kosovës brenda dhe jashtë vendit për mbështetjen e jashtëzakonshme! Së bashku krejt dhe drejt!”, thuhej në njoftimin e VV-së, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Falenderojmë qytetarët e Republikës së Kosovës brenda dhe jashtë vendit për mbështetjen e jashtëzakonshme!
Falenderojmë Vullnetarët për punën e madhe,
Aktivistët për përpjekjet dhe angazhimin e palëkundur, dhe vëzhguesit e komisionerët, veçanërisht atyre që kanë vijuar punën edhe pas ditës së zgjedhjeve në Qendrën e numërimit.
Së bashku krejt dhe drejt!
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/04/auto_021614852429.jpg)