Edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë reaguar pas akuzave për manipulim votash brenda Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Kryediplomatja në detyrë Meliza Haradinaj-Stublla, është akuzuar nga dy bashkëpartike të saj për vjedhje votash.
E Bajram Gecaj nga kjo parti, ka kërkuar që të ndalet krimi kundër votës së lirë, përcjell Bota sot.
Ai ka thënë se manipulimi me komisionerë dhe me vota, është përfolur qe një kohë të gjatë.
Reagimi i tij në Facebook:
“A ke komisionerë t’utë”, më kishte rastisur të më pyesnin në zgjedhjet e vitit 2014 ... jo, u thosha, janë të partisë ... e ata si në tallje më sugjeronin të siguroja komisionerë personal! Manipulimi me komisionerë dhe i komisionerëve me vota është përfolur tanimë një kohë të gjatë, madje duke u shndërruar në një dukuri ordinere “të cilën e dimë e s’kemi çfarë t’i bëjmë”. Prandaj, është koha e fundit t’i themi stop këtij krimi kundër votës së lirë!