Analisti Blerim Latifi ka komentuar kandidatët që kandidojnë për kryetar të LDK-së në zgjedhjet e 14 marsit.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar duke thënë se Isa Mustafa në fund mund të befasojë duke e shpallur edhe Avdullah Hotin kandidat për kryetar.
“Katër kandidatë për kryetarin e ri të LDK- së deri me tash. Priten edhe të tjerë. Në fund na befason Isa Mustafa me “kandidatin konsensual, z.Avdullah Hoti”, në emër të “ruajtjes së unitetit të partisë”, ka shkruar Latifi.
Zgjedhjet për kryetar të LDK-së mbahen këtë të diele. Deri më tani zyrtarisht e kanë shpallur kandidaturën: Anton Çuni, Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku dhe Besian Mustafa.