Xhavit Rexhaj, ka komentuar kandidaturat e LDK-së për kryetar partie.
Rexhaj, përmes një shkrimi në Facebook, thotë se nga katër a më shumë kandidatura, delegatët e Kuvendit të LDK-së sot kanë vetëm një opsion që e shpëton LDK-në, ndryshimin.
Shkrimi i plotë:
LDK - kah Presidenti a kah pragu!!
Nga katër a më shumë kandidatura, delegatët e Kuvendit të LDK kanë vetëm një opsion që e shpëton LDK-në: opsionin e NDRYSHIMIT, tri kandidaturat e tjera janë opsione të PRAGUT (3-5%) dhe kandidatura të vonuara!
Të vonuara sepse gjysagjeli tashmë nuk kryen punë - vetëm ndryshimi i plotë!
Delegatët nuk duhet të dëgjojnë konjukturat - por POPULLIN. Populli ka folë shumë qartë!
Presidenti Rugova asnjeherë nuk ka vepruar kundër vullnetit të popullit!
Por, a ka mbetë kund naj rugovist se!? E shohim!