Hani i Elezit për herë të parë do ta ketë përfaqësues e saj në Kuvendin e Kosovës.
Mirsad Shkreta, nga Lëvizja “Vetëvendosje”, fitoi ulëse në legjislativ, pas formimit të Qeverisë.
Doktori nga Hani i Elezit arriti që në zgjedhjet e 14 shkurtit t’i marrë 7,370 vota.

Ndryshe, Shkreta në Qeverinë Kurti -I- ishte këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.
Vlen të theksohet se karrierën politike ai e nisi në Partinë Demokratike të Kosovës.
