Zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, ka reaguar pas zhvillimeve politike në vend.
Deklarata e kryeministrit Kurti se mund të shkojmë në zgjedhje nëse nuk zgjedhet presidenti, Nushi thotë se është shantazh prej autoritari.
Reagimi i plotë i tij:
Shantazhi i Kurtit është shantazh i autoritarit!
Togfjalëshi “opozitë konstruktive” është eufemizëm për opozitë të shantazhuar me zgjedhje. Pushteti nuk e ka bërë asnjë përpjekje. Ai po pret që opozita t’ia kryejë punët.
Ata që duhet të jenë konstruktivë janë pushteti i cili kurrë më shumë vota s'ka pas. T’i përgjigjesh shantazhit të Kurtit me konstruktivitet do të thotë nënshtrim ndaj tendencave autoritare të tij.
Të propozosh ndryshim të ligjit të zgjedhjeve në seancën e parë të një Kuvendi të sapodalë nga zgjedhjet, është shantazh i hapur. Kjo vjen nga arroganca e numrave dhe na kujton pushtetet e kaluara të cilat i kemi luftu me vetëmohim.