Tashmë deputetja e Vetëvendosjes, që braktisi PDK-në, Adelina Grainca, ishte e 17-ta me radhë në listën fituese të PDK-së, shkruan "Bota sot".
Grainca arriti t'i marrë në zgjedhjet e 14 shkurtit plotë 7 mijë e 153 vota.
Kjo ishte hera e parë për Graincën që i kishte hyrë garës për deputete.
Ajo befasoi të dielen, kur u shfaq në Kuvend bashkë me Albin Kurtin, për të konfirmuar më pas se i është bashkuar grupit parlamentar të Vetëvendosjes, duke braktisur në këtë mënyrë PDK-në.
Gjithashtu, ajo votoi edhe për Vjosa Osmanin presidente./Botasot
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/05/auto_adelina1617648754.png)