Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku Rexhepi e ka komentuar deklaratën e hoxhës Shefqet Krasniqi.
Ajo është shprehur e befasuar për hapësirën që Krasniqit i’u është dhënë për t’u shprehur.
“Gratë janë të barabartë me burra", tha ajo.
"Para ligjit e gjykatave janë të njëjtë, kështu që edhe në jetën e përditshme duhet të trajtohen të barabartë".
"Gratë nuk e kanë vendin në kuzhinë, po e kanë vendin edhe në kuzhinë edhe në oda, edhe në institucione aty ku munden me qenë edhe burrat”, u shpreh deputetja.