Shkollat e kryeqytetit po kërkojnë t’i kthehen procesit të rregullt mësimor.
Në fakt, secili institucion arsimor në vend ka pasur obligim të deklarohet për këtë çështje në drejtorinë komunale përkatëse.
Kërkesa e ministrisë për deklarimet nga komunat erdhi pas seancës së Kuvendit javën e kaluar ku u debatua për arsimin e ku u kërkua që këtë muaj sa ka mbetur mësim të punohet me orar të rregullt.
Edhe mësimdhënësit e prindërit duan që t’i japin fund formës pandemike të mësimit. Bile ata kaherët e kanë këtë kërkesë.
E të premten MASHT do të takojë DKA-të, taskoforcat dhe të gjithë akterët e përshirë në këtë proces, për të vendosur nëse mësimi do të vazhdojë sikurse tani apo do të kthehet i rregullt.
Ndërkaq sipas ndryshimeve në kalendarin shkollor pushimi veror për nxënësit maturantë ka filluar me 03 qershor, për klasat 9,10,11 fillon me 25 të këtij muaji ndërsa për klasat parafillore dhe ato nga 1 deri në 8 pushimi fillon më 08 korrik.