Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, nënshkruan sot memorandum mirëkuptimi me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Nicholas Abbott.
Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Kuvendit të Kosovës, Qeverisë së Kosovës, dhe Qeverisë së bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut përfaqësuar nga Ambasada britanike, ka për qëllim të mbështesë institucionet e Kosovës.
Qëllimi i memorandumit të mirëkuptimit është të mbështesë përpjekjet e përbashkëta për të siguruar emërimin e udhëheqësve të përgatitur, të pavarur dhe profesionalë në institucione dhe organe publike, përmes proceseve rekrutuese transparente dhe të bazuara në meritë, thuhet në komunikatë.