Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj ka reaguar ndaj Mimoza Kusarit.
Këtë reagim Gecaj e ka bërë përmes një postimi në Facebook, derisa ka komentuar një pyetje që iu bë Kusarit sot, e që Gecaj thotë se ajo u hamend.
Ishte fjala për finalen e dialogut me Serbinë, që sipas Gecajt, Mimoza Kusari ishte hamendur dhe kështu ka treguar se, Kosova nuk duhet të hamendësohet për asnjë çast.
Sipas tij, përfundimi i procesit të dialogut është një ndër prioritetet me interes nacional.
Postimi i plotë:
“A dëshirojmë finale të dialogut” u hamend sot Mimoza Kusari-Lila në një tryezë, e që provon edhe një herë synimin për prolongim dhe për blerje kohe.
Jo zonja Kusari-Lila, Kosova nuk duhet të hamendësohet për asnjë çast, pasi që përfundimi i procesit të dialogut është një ndër prioritetet me interes nacional dhe shumë i rëndësishëm për vendit tonë!
Hamendësimi i juaj vetëm provon faktin se nuk e keni as potencialin dhe as guximin të merreni me këtë proces jetik për vendin!