Se pushteti është mundësi e mirë për të rritur të ardhurat e tregon ecuria e Albena Reshitaj për kohën prej që ka hyrë në polikë. Parat e gatshme të mbajtura në institucionet financiare i janë rritur dukshëm prej që ajo është futur në institucionet publike.
Në vitin 2017, Albena Reshitaj i është bashkuar Aleancës Kosova e Re. Menjëherë u emërua si zëvendëspresidente. Si pjesë e koalicionit qeverisës, po në atë vit, u emërua ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Reshitaj me status është beqare, dhe prej kohës kur ka hyrë në polikë, nuk e ka shtuar pasurinë e tundshme, apo të patundshme. Nuk ka marre as kredi e as nuk ka shitur apo blerë diçka tjetër. Banesë 98m2 e përfituar në vitin 2015 në vlerë prej 68 mijë e 500 euro dhe një veturë e blerë në vitin 2014. Vetëm kaq ka qenë pasurin e saj e deklaruar në vitin 2017. Pa asnjë ndryshim e njëjta është deklaruar për gjatë gjithë viteve. Edhe në deklarimin që sot e ka bërë publik, Agjencia Kundër Korrupsionit -AKK.
Asaj i janë shtuar vetëm paratë në bankë nga puna e mbajtur në disa institucione. Madje, në vitin 2020-2021 i janë shtuar shumë më shumë se viteve të kaluara.
Kur ajo i kishte hyrë politikës, në vitin 2017 kishte deklaruara 3927 euro para të gatshme në bankë. Në atë vit kishte deklaruar dy burime të hyrash, nga MSH-QKUK të hyra vjetore 3705 euro, dhe nga UP-Fakulteti i Mjekësisë 9459 euro në vit.
Si person zyrtar në vitin 2018 deklaroi 4628 euro në bankë. Në atë vit ka deklaruar se ka pasur të hyra nga UP-ja 8248 euro. MSH-QKSUK 2779 euro, nga ministria 3488 euro, dhe mëditjet në ministri 1960 euro.
Në vitin 2019 deklaroi 10 113 euro në bankë. Të hyrat janë deklaruar nga UP- ja 5183 euro në vit, Zyra e kryeministrit 5851 euro në vit, paga janar –gusht nga ministria 13253 euro.
Në vitin 2020 deklaroi 21 318 euro. Të hyrat kanë qenë nga dy burime, UP-ja 11 826 euro dhe paga sekondare nga Zyra e kryeministrit 10720 euro.
Në deklarimin e pasurisë që është publikuar dje, ajo ka deklaruar se ka në bankë 38864 euro. Burimi të hyrash ka shënuar 6000 euro nga UP-ja dhe 22788 euro nga Kuvendi i Kosovës.
Albena Reshitaj aktualisht është deputete nga radhët e AAK-së dhe ka qenë i diskutueshëm qëndrimi saj në këtë parti për shkak që ajo kishte votuar ndryshe nga GP parlamentar i saj lidhur me emrin e presidentit të Kosovës.