Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se duke filluar nga ora 16:00 do të mbajë një konferencë për media rreth helmimit të qytetarëve të kësaj komune.
Lajmin e bëri të ditur Ramosaj në një postim në Facebook.
Tutje, ai shtoi se kjo konferencë do të mbahet në sallën e katit të tretë në objektin e Komunës së Deçanit.
Postimi:
Të nderuar përfaqësues të mediave të shkruara dhe elektronike, ju njoftoj se, për situatën e krijuar rreth helmimit të qytetarëve të komunës sonë,
sot dt.15.07.2021, në ora 16:00 do të mbahet konferencë për media, në sallën e katit të tretë në objektin e komunës së Deçanit.
Gjithë të interesuarit rreth kësaj teme, jeni të ftuar të jeni pjesë e kësaj konference!
BR