Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e sheh Lëvizjen Vetëvendosje si të vetmen rivale në garën për Prishtinën.
Kështu është shprehur anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Alban Zogaj i cili pretendon që këto dy parti do të shkojnë në balotazh gjatë Zgjedhjeve Lokale 2021 që do të mbahen në muajin tetor.
“Gara e Prishtinës është garë në balotazh. Edhe unë shumë shpesh po e them është garë mes dy kandidatëve, pra kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatit të LDK-së”, – shpreh Zogaj.
Kujtojmë se kandidat nga LDK-ja që garon për të parin e Prishtinës është Përparim Rama, kurse nga LV-ja, Arben Vitia.