Mëngjesin e kësaj të diele pika kufitare e Morinit dhe segmenti Morinë-Kukës është pushtuar nga makinat.
Që në orët e hershme të mëngjesit në hyrje për në Shqipëri rradha e mjeteve ishte deri në thellësi të territorit të Kosovës, ndërsa policia kufitare e Morinit për të shmangur radhët e gjata dhe vonesat për shkak të fluksit punoi me tetë sportele e procedurë të përshpejtuar.
Vetëm në orët e para të mëmgjesit të sotëm sipas të dhënave zyrtare kanë hyrë në territorin shqiptar më shumë se 40 mijë shtetas kosovarë, të cilët i drejtohen bregdetit shqiptar për të pushuar.

Fundjava mban peshën kryesore të lëvizjeve në këtë pikë kufitare por pamje të tilla të lëvizjeve tashmë janë thuajse të përditshme.