Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka paralajmëruar konferencë të jashtëzakonshme për media gjatë ditës së sotme.
Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një komunikate për media nga kjo parti.
Arsyeja e kësaj konference nuk dihet veçse është bërë e ditur se aty do të flasë kryetari i këtij subjekti politik, Ramush Haradinaj.
Konferenca do të mbahet në orën 14:00.