Policia e Kosovës ka bastistuar banesën ku dyshohet se ka mbetur e vrarë 18 vjeçarja në qytetin e Ferizajt.
Nga burime brenda Prokurorisë së Ferizajt mësohet se njësia Speciale e Policisë së Kosovës para pak minutash ka kryer një bastisje në banesën që dyshohet se është vrarë 18 vjeçarja nga Ferizaj.
Ky kontroll ka ndodhur pasi ka pasur informata se i dyshuari mund të gjendet në atë perimetër por deri më tani nuk ka asnjë shenjë për vendndodhjen e të dyshuarit të dytë i cili që nga dita e djeshme është në arrati në lidhje me vrasjen e 18 vjeçareje.
Dje në emergjencën e spitalit është sjellë pa shenja jete një vajzë e moshës 18 vjeçare.
Dy persona të dyshuar, pasi kanë sjellë në spital viktimën, janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dje.