Vizita e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Prishtinë ka bërë që Policia e Kosovës të bllokojë njërin krah të rrugës "Agim Ramadani" nga udhëkryqi i Mensës së Studentëve deri të Ministria e Arsimit.
Ndërsa nga Ministria e Arsimit deri te objekti i Qeverisë së Kosovës rruga është e bllokuar në të dy drejtimet.
Po ashtu, vizita e kryeministrit shqiptar ka bërë që të ketë më shumë prezencë të zyrtarëve policorë nëpër rrugët e kryeqytetit.
Për pak pritet që Rama të mbërrijë në Aeroportin e Prishtinës nga Shtetet e Bashkuara pas qëndrimit atje në kuadër te punimeve të Asamblesë së OKB-së.
Kreu i ekzekutivit shqiptar do të pritet me nderime shtetërore ndërsa në agjendë janë paraparë takime me kryeministrin Kurti dhe liderë opozitarë, por jo edhe me kryekuvendarin Konjufca dhe presidenten Osmani.

