​Ismajli: Shtimja është zhvilluar dhe janë hapur vende të reja të punës

Aktuale

​Ismajli: Shtimja është zhvilluar dhe janë hapur vende të reja të punës

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 18:13
Foto nga takimi

Kandidati për kryetar të Shtimes, Naim Ismajli është zotuar se gjatë mandatit të tij janë hapur vende të reja të punës dhe është zbutur varfëria. Ai u ka premtuar mbështetje bizneseve, duke theksuar se zona e dytë ekonomike do u ofrojë mundësi bizneseve për investim.

Ismajli gjatë takimit me pronarë të bizneseve në "Klubi i biznesit-Shtime", është zotuar se për dy dekada është rritur vlera e pronave në Shtime.

Ismajli: Shtimja është zhvilluar dhe janë hapur vende të reja të punës

"Është zhvilluar Shtimja dhe në këtë zhvillim janë krejt hisedar. Ky investim i yni i përbashkët ka bërë që të hapen shumë vende të punës. Ato vende të punës që janë hapur e kanë zbutur varfërinë....Kritikohem pse kam ndarë toka për bizneset dhe kjo është logjike e mbrapshtë. Sepse tokat janë për t’u shfrytëzuar dhe me rrit vlerën e tyre. Nëse një tokë ka qenë dje djerrinë e papërfillshme dhe të shndërrohet në biznes prodhues është shumë përfitim. Për 20 vjet pronat e tona janë dhjetëfishuar", tha ai.

Më tej, Ismajli i cili ka udhëhequr për katër mandate, shtoi se kanë ndërtuar një zonë ekonomike e cila është model me investime të komunës dhe bizneseve. Kandidati për kryetar në zgjedhjet e 17 tetorit ka premtuar se kanë filluar punën edhe në zonën e dytë ekonomike në 37 hektarë tokë publike dhe 40 private.

Ismajli: Ne kemi filluar me ndërtimin e zonës së dytë ekonomike

"Ne kemi filluar me ndërtuar zonën e dytë ekonomike në Vllavicë , 37 hektarë janë në tokë komunale dhe rreth 50 hektarë tokë private. I gjithë kompleks në planin tonë zhvillimor është zonë biznesi. Dikush mund të thotë është e madhe, jo e vogël po me duket tash. Jemi mundu me gjet investitorë, ne kur jemi ardhur në kohët e fundit që nuk kemi pasur mundësi mbi bazën e bisneseve që kemi pasur", ka shtuar ai.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku tha se komuniteti i biznesit janë heronjtë e ri të Kosovës, meqë beteja tani është kundër varfërisë.

Çitaku: Ju keni përmirësuar jetën e qytetarëve

"Ju keni hapur vende të reja të punës, ju keni përmirësuar drejtpërdrejt jetën e qytetarëve. E detyra e kryetarit është që t'ua lehtësojë sa më shumë që ne të mundemi. Unë kam qenë e jashtëzakonisht e impesionuar me disa vizita që i kemi pasur në parqet dhe zonat e ndryshme ku bizneset ishin të koncentruara në komunën e juaj. Vërtetë jam e impresionuar me përparimet në komunën e Shtimes. Është shumë me rëndësi që politika mos të ju shoh si armiq, sepse padrejtësisht është krijuar diskursi që bizneset janë të korruptuara . Ju jeni heronj dhe detyra jonë është që të ju bëjmë më të lehtë punën, angazhimin, përkushtimin", ka thënë ajo.

Në takimin me pronarët e bizneseve, deputetja Blerta Deliu-Kodra tha se barrierat e bizneseve kanë qenë të shumta në pandemi dhe se të njëjtit nuk kanë pasur përkrahje nga shteti.

Kandidati për kryetar të Shtimes, Naim Ismajli në mbrëmje do të takohet edhe me fermerët e Shtimes. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat