Drejtori i Institutit EPIK Demush Shasha, ka komentuar Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën.
Ai u shpreh se lajmi më i rëndësishëm nga ky raport është qëndrimi i BE-së ndaj Vettingut.
“Lajmi i parë i rëndësishëm nga Raporti i sotëm i BE-së për Kosovën është se prej sot BE-ja dhe Kosova edhe zyrtarisht qëndrojnë në pozicione të kundërta sa i përket vettingut”, shkroi Shasha në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Lajmi i parë i rëndësishëm nga Raporti i sotëm i BE-së për Kosovën është se prej sot BE-ja dhe Kosova edhe zyrtarisht qëndrojnë në pozicione të kundërta sa i përket vettingut.
Nga raporti: “Qeveria e re është duke konsideruar disa opsione për procesin e vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në këtë drejtim, ndërmarrja e në ri-vlerësimi të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve është brengosëse.”