Qeveria e Kosovës këtë të premte ka bërë të ditur se me buxhetin e ri, 24 milionë euro shtesë do të ndahen për sigurimin e barnave esenciale.
Kështu bëri të ditur kryeministri i vendit, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të qeverisë ku u miratua buxheti për vitin 2022 në vlerë 2.74 miliardë euro.
Kurti ka theksuar se nëse vazhdohet me këtë rritje tëbuxhetit do ti afrohemi vendeve të zhvilluara të Ballkanit.
Sipas Kurtit do t'i afrohemi Sllovenisë dhe Kroacisë.