Ismajl Kurteshi i VV-së pranon se është takuar me Bozhidar Periqin, ky është sqarimi i tij

Aktuale

Ismajl Kurteshi i VV-së pranon se është takuar me Bozhidar Periqin, ky është sqarimi i tij

Nga: M.L. Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 23:19
Foto e publikuar në rrjetet sociale

Në rrjetet sociale, gjatë ditës së sotme qarkulloi një fotografi ku shihet zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje nga Gjilani, Ismajl Kurteshi, në takim me ish nënkryetarin e Komunës së Gjilanit, Bozhidar Periq.

Madje, në mbishkrimin e kësaj fotografie thuhej se Kurteshi po i kërkonte Periqi-t mbështetjen për kandidatin e LVV-së për kryetar të Gjilanit.

E këtyre shkrimeve i është kundërpërgjigjur në një postim në Facebook vet Kurteshi.

Ai ka thënë se Periq nuk ka të drejt vote në Gjilan ngase vjen nga komuna e Parteshit, duke shtuar se LVV nuk ka angazhuar askënd për të negociuar në lidhje me koalicionet.

Më poshtë sqarimi i plotë i Kurteshit:

Sqarim

LDK në Gjilan e ka publikuar sonte një foto nga një takim i rastit me ish nënkryetarin e Komunës së Gjilanit z. Periq në Qendrën Tregtare “AGMIA’ Në Gjilan, kinse për të kërkuar vota për VV-në.

E vërteta është se:

1. Zoti Periq është nga Komuna e Parteshit dhe nuk ka te drejtë vote në Gjilan.

2. Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan nuk e ka mandatuar askënd për të negociuar me subjektet tjera në lidhje me koalicionet.

3. Takimi ka ndodh në vend publik ku ka pas shumë qytetar dhe ka kamera.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat