Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që nga ora 18 e 30 kur ka arritur në selinë e Vetëvendosjes, nuk ka dalë nga aty.
Lëvizjet në këtë seli ishin të pakta, aty ishin parë edhe ministrat Xehlal Sveçla, Bislim Bislimi e të tjerë por që kanë dalë më herët.
Ndërkaq, kryeministri Kurti vazhdon të qëndrojë edhe më tutje brenda.
Simpatizantët e Lidhjes Demokratike të Kosovës janë parë të parakalojnë afër kësaj selie pas fitores së kandidatit të tyre për Prishtinën, Përparim Rama.