Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka uruar kryetarët e rinj të komunave që u fituan nga LVV-ja.
Ai ka uruar edhe kryetarët nga partitë tjera, duke uruar që 4 vitet e ardhshme të mos jenë përsëritje e praktikave dhe modeleve që kemi parë deri sot, përcjell Bota sot.
Reagimi i tij në Facebook:
Urime Albanit, Shpejtimit, Qemajlit dhe Kadriut për fitoren dhe gjithë votuesve të LVV në Kosovë e diasporë.
Ju priftë e mbara dhe suksese në realizimin e pritjeve të qytetarëve dhe vizionit tuaj për komunën.
Urime edhe gjithë kryetarëve nga partitë tjera. Uroj që 4 vitet e ardhshme të mos jenë përsëritje e praktikave dhe modeleve që kemi parë deri sot, edhe katër vite janë shumë. Uroj shumë që së paku keni me zgjidhë problemin e mbeturinave dhe ajrit dhe që asfaltimi i rrugëve dhe betonimi qyteteve të mos jenë tregimi i vetëm i qeverisjes komunale!
Punë të mbarë të gjithëve!