Botuesi i gazetës kombëtare “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj, përmes një postimi në Facebook ka përkujtuar presidentin historik dr. Ibrahim Rugova me rastin e 77 vjetorit të lindjes së tij.
Mazrekaj ka shkruar në Facebook se vepra madhështore e presidentit Rugova u gdhend në zemrat e secilit shqiptar, që e donte atdheun të lirë, të pavarur dhe në aleancë të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Ndjehem me fat që e takova shumë herë për së afërmi. Bisedat me të ishin përherë mbresëlënëse dhe dëshiroja të mos mbaronin kurrë! Kujtimet me Presidentin Rugova i ruaj si një thesar të çmuar të jetës time!”, shkruan mes tjerash Mazrekaj.
Postimi i plotë: