(E plotësuar 12:30) - Kryeministri Albin Kurti vizitoi regjimentin e parë të Forcave Tokësore të FSK-së
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti vizitoi regjimentin e parë të Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në kazermën “NewBorn”, në Gjilan.
Në fjalimin para pjesëtarëve të regjimentit, kryeministri Kurti u shpreh i nderuar dhe krenar për vizitën dhe shtoi se nuk ka mënyrë më të mirë për të filluar vitin e ri.
Ai tha se këmbësoria, si degë më e vjetër e ushtrisë, dëshmon që teknologjia dhe pajisjet ushtarake, sado të sofistikuara dhe precize, nuk mund ta zëvendësojnë vrullin dhe fuqinë e luftarakut të zot.
Kjo, siç u tha ushtarëve kryeministri, e shton përgjegjësinë e udhëheqësve tuaj dhe secilit prej juve, që me moral të lartë dhe me përkushtim intensiv, si dhe me punë ekipore dhe stërvitje të rregullt, të veproni bashkë, shumë bashkë, aq bashkë, sa që sikur një.
Në vitin që lamë pas, FSK-ja tregoi profesionalizëm të lartë, përkushtim në shërbim të paqes e sigurisë, jo vetëm brenda kufijve të saj, por edhe jashtë, si dhe, jo vetëm për qytetarët e saj, por edhe të gjithë ata që kanë nevojë.
Një ndër sukseset më të larta të vitit 2021, ishte pjesëmarrja në “Defender Europe ‘21”, ku treguat gatishmërinë, profesionalizmin dhe ndërveprueshmërinë me ushtarakët e NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Pjesëmarrja në ushtrimin ndërkombëtar dhe validimi i suksesshëm i kompanisë tuaj, është testament i arritjeve, të cilët na bëni çdo ditë krenarë të gjithë neve, tha kryeministri Kurti. Ai shprehu bindjen se sfida e radhës, “Defender Europe ‘23”, do t’i gjejë edhe më mirë, edhe më të përgatitur.
Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:
I nderuar ministër i Mbrojtjes, z.Armend Mehaj,
I nderuar zëvendëskomandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Major, Enver Cikaqi,
I nderuar Komandant i Regjimentit të Parë të Komandës së Forcave Tokësore, Nënkolonel Albert Kuçi,
Është kënaqësi të jem këtu në kazermën tuaj, në mesin e juve ushtarakëve të përkushtuar për t’ju takuar dhe për të parë për së afërmi punën tuaj,
Ju, Ushtria e Kosovës jeni edhe ëndrra edhe amaneti i brezave ndër vite, që sakrifikuan të vlefshmen për të shtrenjtën, dhanë jetën për lirinë.
Ju, me shërbimin tuaj fisnik, përgatiteni çdo ditë ta mbroni atdheun. S’kam sesi mos të ndihem i nderuar dhe krenar dhe nuk ka mënyrë më të mirë për të filluar vitin e ri.
Këmbësoria, si degë më e vjetër e ushtrisë, dëshmon që teknologjia dhe pajisjet ushtarake, sado të sofistikuara dhe precize, nuk mund ta zëvendësojnë vrullin dhe fuqinë e luftarakut të zot.
Kjo e shton përgjegjësinë e udhëheqësve tuaj dhe secilit prej juve, që me moral të lartë dhe me përkushtim intensiv, si dhe me punë ekipore dhe stërvitje të rregullt, të veproni bashkë, shumë bashkë, aq bashkë, sa që sikur një.
Forca e Sigurisë së Kosovës çdo ditë rritet me kapacitetet e saj, duke dëshmuar, që është gati për përgjegjësitë e reja dhe për detyra edhe më të mëdha.
Në vitin që lamë pas, FSK-ja sërish ka treguar profesionalizëm të lartë, përkushtim në shërbim të paqes e sigurisë, jo vetëm brenda kufijve të saj, por edhe jashtë, si dhe, jo vetëm për qytetarët e saj, por edhe të gjithë ata që kanë nevojë.
Një ndër sukseset më të larta të vitit 2021, është pjesëmarrja në “Defender Europe ‘21”, ku ju treguat gatishmërinë, profesionalizmin dhe ndërveprueshmërinë me ushtarakët e NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Pjesëmarrja në ushtrimin ndërkombëtar dhe validimi i suksesshëm i kompanisë tuaj, është testament i arritjeve, të cilët na bëni çdo ditë krenarë të gjithë neve.
Sfida e radhës, “Defender Europe ‘23”, do t’ju gjejë edhe më mirë, edhe më të përgatitur.
Unë jam i sigurt në suksesin tuaj edhe në këtë ushtrim. Prapë do të tregoni që Ushtria e Kosovës, është ushtria e disiplinuar, e trajnuar mirë dhe ushtri e sukseseve.
Këtë do ta arrini me punë të përbashkët ekipore, duke mësuar nga njëri-tjetri dhe nga udhëheqësit tuaj ushtarakë.
Mbi të gjitha, këtë do ta arrini me zell dhe me motiv, për ta lartësuar vendin, shtetin dhe popullin tonë.
Ngritja e Ushtrisë është detyrë e jona e përbashkët. Qeveria e Republikës së Kosovës e merr me shumë përkushtim modernizimin e Ushtrisë, si në pajisje dhe armatim, ashtu dhe kushtet e shërbimit, si dhe në ofrimin e mundësive, ku ju mund të tregoni shkathtësitë e juaja ushtarake.
Arritja e qëllimeve tona shtetërore dhe kombëtare, kërkon shumë punë, disiplinë dhe bashkëveprim. Ushtria këtë e kultivon më së shumti. Ju këtë e tregoni më së miri.
Ju faleminderit dhe urime e gëzuar viti 2022!
Kurti: FSK është gati për përgjegjësi të reja dhe detyra të mëdha
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka vizituar regjimentin e parë të Forcave Tokësore të FSK-së në Gjilan. Para ushtarakëve që ishin rreshtuar para tij, shefi i qeverisë tha se FSK-ja është gati për përgjegjësi të reja dhe detyra të mëdha.
Kurti u zotua se qeveria që udhëheq e ka përkushtimin e duhur për modernizimin e ushtrisë.
Kurti: FSK është gati për përgjegjësi dhe detyra të reja
“Forca e Sigurisë së Kosovës çdo ditë rritet me kapacitetet e saja duke dëshmuar se është gati për përgjegjësi të reja dhe detyra edhe më të mëdha. Në vitin që lamë pas FSK sërish ka treguar profesionalizëm të lartë dhe përkushtim të paqes dhe sigurisë jo vetëm brenda kufijve të Kosovës por edhe jashtë. Si dhe jo vet për qytetarët, por edhe për gjitha ata që kanë nevojë. [...] Ngritja e ushtrisë është detyrë e jona e përbashkët. Qeveria e Kosovës e merr me shumë përkushtim modernizimin e ushtrisë si në pajisje dhe armatim, ashtu edhe në kushtet e shërbimit”, tha ai.
Kurti shtoi se FSK-ja ka treguar suksese të larta në pjesëmarrjen në “Defender Europe 2021”, derisa theksoi se sfidë e radhës mbetet “Defender Europe 2023”.
Kurti: “Defender Europe 2023” do t’ju gjejë edhe më të përgatitur
“Sfida e radhës ‘Defender Europe 2023’ do t’ju gjejë, edhe më mirë, edhe më të përgatitur. Unë jam i sigurt në suksesin tuaj edhe në këtë ushtrim. Prapë do të tregoni se Ushtria e Kosovës është ushtri e trajnuar dhe disiplinuar mirë dhe e sukseseve”, tha ai.
Kurti shtoi se Ushtria e Kosovës është ëndrra dhe amaneti i shumë brezave ndër vite.
Kurti: Ushtria e Kosovës është ëndrra edhe amaneti i brezave ndër vite
“Ju, Ushtria e Kosovës jeni, edhe ëndrra, edhe amaneti i brezave ndër vite që sakrifikuan të vlefshmen për të shtrenjtën, dhanë jetën për lirinë. Ju me shërbimin tuaj fisnik përgatiteni çdo ditë ta mbroni atdheun. Këmbësoria si degë më e vjetër e ushtrisë dëshmon së teknologjia dhe pajisja ushtarake sado të sofistikuara dhe precize nuk mund të zëvendësojmë fuqinë dhe vrullin e luftarakut të zotë”, tha ai.
Bashkë me Kurtin në kërë vizitë ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, por, i cili nuk iu drejtua ushtarakëve.
***
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Ushtria e Kosovës është ëndrra dhe amaneti i brezave ndër vite që sakrifikuan dhe dhanë jetën për liri.
Këto komente, Kurti i bëri gjatë vizitës së kazermës së FSK-së në Gjilan.
“Është kënaqësi të jem këtu sot, në mesin e juve ushtarakëve të përkushtuar. Ju Ushtria e Kosovës jeni edhe ëndrra edhe amaneti i brezave ndër vite që sakrifikuan dhe dhanë jetën për lirinë. S’kam sesi të mos ndihem i nderuar dhe krenar, dhe nuk ka mënyrë më të mirë për të filluar vitin e ri”, tha Kurti.
Kryeministri shtoi se FSK çdo ditë rritet me kapacitet e saj, duke dëshmuar se është gati për përgjegjësi të reja.
“Në vitin që lamë pas FSK sërish ka treguar profesionalizëm të lartë. Një ndër sukseset më të larta është pjesëmarrja në defender europe 2022, ku ju treguat profesionalizëm së bashku me ushtarët e NATO-s dhe SHBA-ve. Sfida e radhës defender europe 2023 do të ju gjej edhe më mirë edhe më të përgatitur, jam i sigurt për suksesin tuaj edhe në këtë ushtrim”, u shpreh Kurti.
Kurti shtoi se ngritja e ushtrisë është detyrë e jona e përbashkët, duke premtuar mbështetje nga ana e Qeverisë.
“Qeveria e Kosovës e merr me shumë përkushtim modernizimin e ushtrisë si në pajisje e armatim ashtu edhe në kushtet e shërbimit dhe në ofrimin e mundësive ku ju mund të tregoni shkathtësitë tuaja ushtarake”, tha Kurti.