Përfundoi stërvitja Swift Rescue në mbështetje të misionit të KFOR-it në Kosovë

Aktuale

Përfundoi stërvitja Swift Rescue në mbështetje të misionit të KFOR-it në Kosovë

Më: 2 mars 2022 Në ora: 14:49
KFOR-i

KFOR-i ka njoftuar se ushtria e Komandës Rajonale Perëndimi ka përfunduar sot stërvitjen e përbashkët të evakuimit Swift Rescue (Shpëtim i shpejtë), në mbështetje të misionit të KFOR-it

Sipas njoftimit të KFOR-it stërvitja në e realizuar në përputhje me masat anti-COVID është realizuar duke vepruar me skenarë të kontrollit të turmës, aktivitete të kontrollit të trazirave, ushtrime për lirinë e lëvizjes dhe operacione për të siguruar objektiva të ndjeshëm, që të gjitha synojnë ruajtjen e një niveli të lartë gatishmërie në sinergji totale me homologët aleatë.

Në veçanti, gjate stërvitjes, asete italiane, moldave, sllovene dhe të Maqedonisë së Veriut u vendosën në ish-aeroportin e Gjakovës dhe simuluan një skenar ndërhyrjeje të QRF (Forca e Reagimit të Shpejtë) me qëllim evakuimin e një LMT (Ekipi Monitorues Ndërlidhës)”.

Ndërveprueshmëria ndërmjet komponentëve të ndryshëm shumëkombëshe, trajnimi i vazhdueshëm, njohja dhe krahasimi mbi procedurat e ndryshme tekniko-taktike për konsolidimin e aftësive operacionale, janë objektivat mbi premisën e detyrave të QRF-së e cila ka përfaqësuar gjithmonë një njësi të aftë për t’iu përgjigjur menjëherë dhe me vendosmëri situatave të krizës në mbështetje të njësive të NATO-s që kanë nevojë për një asistencë të tillë”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Më tej thuhet se KFOR-i mbetet i vigjilent për të mbajtur një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet e Kosovës dhe për të mbështetur zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në mandatin e saj fillestar, gjegjësisht të një force të mbrojtjes civile në kuadër të organizatës më të gjerë të Sigurisë së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat