Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka përkujtuar dëshmorët e rënë, në 24-vjetorin e Epopesë së lavdishme të UÇK-së.
Ai me këtë rast ka thënë se Gllogjani nuk është vetëm qendra e Shtabit të Zonës Operative të Dukagjinit.
Por vendi ku pushojnë bashkëluftëtarët që me heroizmin e tyre treguan vendosmërinë e shqiptarëve për të jetuar të lirë.
“Sot e çdo ditë, pranë varreve të tyre, ne kujtojmë jetën e veprën madhështore të tyre, nderojmë gjakun që rrjedh për liri”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.