Fjalimi emocional që kishte dhënë Albright për Kosovën

Aktuale

Fjalimi emocional që kishte dhënë Albright për Kosovën

Më: 23 mars 2022 Në ora: 21:57
Madeleine Albright

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare.

Mirëpo ajo në vazhdimësi e tregonte afërsinë që kishte me Kosovën, madje ndihmën e dhënë për kosovarët e cilëson si të arriturën më të madhe në veprimtarinë e saj.

Teksa uroi Kosovën në 10-të vjetorin e Pavarësisë, Albright pati shkruar se Kosova dhe njerëzit e saj nuk i ka kurrë larg mendimeve.

“Mund të na ndajë një oqean, por Kosova dhe njerëzit e saj nuk janë kurrë larg mendimeve të mia. Urime dhjetë vjetorin e pavarësisë!”.

“Sa herë më pyesin se cila është e arritura ime si Sekretare e Shtetit me të cilën krenohem më së shumti, them se është ndihma që i dhashë popullit të Kosovës”, tha Albright në fjalimin e saj emocional për Kosovën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat