Publikohen rezultatet preliminare/ Ja cila parti është duke prirë në Serbi

Aktuale

Publikohen rezultatet preliminare/ Ja cila parti është duke prirë në Serbi

Nga: Bota sot Më: 3 prill 2022 Në ora: 07:20 Përditësuar në ora: 13:19 më 03.04.2022
Autobusët me serbë

Voton Ardita Sinani: Aktivizim kundër pasivizimit

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka votuar sot në zgjedhjet serbe.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se sot është dita e aktivizimit kundër pasivizimit.

“Dita kur si qytetar zgjedhim ata dhe ato që do të flasin dhe veprojnë në emrin tonë në parlament. Në vazhdën e diskriminimit dhe shtypjes shtetërore, të shoqëruar tashmë edhe me politikat e pasivizimit, duhet të jemi çdo herë e më shumë aktiv”.

“Për deputet e deputete cilësorë dhe të rreshtuar drejt. Që janë përherë në koalicion me shqiptarët. Me interesin e përgjithshëm”,ka shkruar Sinani.

​Arifi: Të votojmë dhe të japim një mesazh kundrejt Serbisë që na ka diskriminuar tash e 20 vjet

Bartësi i listës Alternativa Demokratike Shqiptare, Shqipërim Arifi, ka kërkuar nga shqiptarët e Luginës së Preshevës që të dalin të masivisht të votojnë për fuqizimin e të drejtave të tyre.

Pasi votoi në zgjedhjet e sotme parlamentare në Serbi, Arifi, kritikoi edhe qeverinë e Kosovës për neglizhencë ndaj qytetarëve të luginës.

Arifi: Të votojmë dhe të japim një mesazh kundrejt Serbisë që na ka diskriminuar tash e 20 vjet

“Të japim një mesazh kundrejt Serbisë që neve edhe pse na diskriminoni, edhe pse na keni shkelur që 20 vjet dhe pse së fundmi na keni pasivizuar, ne dalim votojmë dhe tregojmë artin e luftës ndaj kësaj dukurie që tash e dy dekada janë duke na bërë. Unë i ftojë gjithë qytetarët gjithandej Preshevës që të votojnë dhe tregon edukatën demokratike”, tha ai.

Lajmin e plotë lexojeni KËTU

Politikani i Listës serbe udhëzon serbët që të votojnë Vuçiqin

Ish-kryetari i Komunës së Graqanicës, Srdjan Popoviq është parë në Kurshumli, në shkollën fillore “Miloje Zakic”, ku po votojnë serbët nga Graqanica.

Burime të Kp bëjnë të ditur se Popoviq, po bashkëbisedon me serbët e Kosovës, derisa po presin në radhë për të votuar për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Serbi.

Mësohet se Popovic po udhëzon serbët që të votojnë për presidentin aktual të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Popoziq është politikan nga radhët e Listës "Srbska".

​Autobusët me qytetarë serbë arrijnë në Merdare

Autobusët me votues serbë tashmë kanë mbërritur në Merdare. Ata po janë nisur për në Serbi që të hedhin votën e tyre në zgjedhjet parlamentare që po mbahen aty.

Në pikën kufitare në Medare, ata iu janë nënshtruar kontrollit dhe regjistrimit të rregullt të udhëtarëve. Kontrolli kryhet pa probleme dhe pa vonesa të gjata. Në Merdar për momentin janë 8 autobusë që janë nisur nga Graçanica.

Ishte paraparë që nga Graçanica në drejtim të Kurshumlisë të nisen edhe 15 autobusë në orën 9:00, 7 të tjerë në orën 10:00 dhe turni i fundit i votuesve me 3 autobusë do të niset në mesditë.

Votuesit nga Kosova sot votojnë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Serbi në vendvotimet në Tutin, Rashkë, Kurshumli dhe Vranjë.

Në Kurshumli do të votojnë qytetarët nga komuna e Prishtinës, Podujevës, Obiliqit, Fushë Kosovës, Lipjanit dhe Ferizajt, ndërsa të drejtën e votës qytetarët nga komunat e Shtërpcës, Novobërdës, Vitinës, Gjilanit dhe Kamenicës do ta ushtrojnë ne Vranjë .

Ndalimin e hapjes së vendvotimeve në territorin e Kosovës e ka miratuar Qeveria e Kosovës, përkundër kundërshtimit të vendeve të Kuintit dhe përfaqësuesve të BE-së.

Voton Shpëtim Haliti

Kandidat i Listës së “Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës”, Shpëtim Haliti ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar, shkruan “Bota sot”.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës Lindore që të dalin në zgjedhje dhe të votojnë.

Postimi i plotë:

Ne VOTUAM ✅

- Dilni e votoni, zgjidhni përfaqësuesit tuaj për 4 Vitet e ardhshme të dëgjohet dhe zëri Juaj në Parlament.

Edhe qytetarët serbë nga Graçanica shkojnë në Serbi për të votuar

Qytetarët serbë nga Kosova mëngjesin e sotëm u nisën drejt Serbisë për të hedhur votën e tyre në zgjedhjet parlamentare që po mbahen atje.

Gjatë kësaj të diele, serbët në jug të Ibrit me transport të organizuar - me autobus ose me vetë iniciativën - me automjetet e tyre janë nisur drejt Serbisë për ta hedhur votën e tyre për kandidatin apo partinë politike në zgjedhjet parlamentare, lokale dhe presidenciale që po zhvillohen atje.

Gjashtë autobusët e parë me votues nga Komuna e Obiliqit janë nisur sot në orën gjashtë, ndërsa dy orë më vonë, nëntë autobusë të tjerë me votues vendas janë nisur nga Graçanica për në Kurshumli.

Në autobusë nuk ka shenja të dukshme, parulla apo flamuj, pasi policia më herët ka njoftuar se kjo nuk do të lejohet për shkak të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike.

Autobusët, siç është rënë dakord paraprakisht, do të nisen nga destinacionet e tyre në intervale të ndryshme për të shmangur bllokimin e trafikut në Merdare, Dheun e Bardhë, Jarinje dhe Bërnjak, pasi një numër i madh i votuesve herët në mëngjes janë nisur për në Serbi me vetura private.

Sipas orarit të mëtutjeshëm, është paraparë që nga Graçanica në drejtim të Kurshumlisë të nisen edhe 15 autobusë në orën 9:00, 7 të tjerë në orën 10:00 dhe turni i fundit i votuesve me 3 autobusë do të niset në mesditë.

Votuesit nga Kosova sot votojnë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Serbi në vendvotimet në Tutin, Rashkë, Kurshumli dhe Vranjë.

Në Kurshumli do të votojnë qytetarët nga komuna e Prishtinës, Podujevës, Obiliqit, Fushë Kosovës, Lipjanit dhe Ferizajt, ndërsa të drejtën e votës qytetarët nga komunat e Shtërpcës, Novobërdës, Vitinës, Gjilanit dhe Kamenicës do ta ushtrojnë ne Vranjë .

Ndalimin e hapjes së vendvotimeve në territorin e Kosovës e ka miratuar Qeveria e Kosovës, përkundër kundërshtimit të vendeve të Kuintit dhe përfaqësuesve të BE-së.

​Kamberi: Duhet të vazhdojë lufta politike për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Bartësi i listës Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar, Shaip Kamberi, ka kërkuar angazhim për të pasur minimalisht tre deputetë shqiptarë në parlamentin serb.

Pasi votoi vetëm për zgjedhjet parlamentare në fshatin Tërnoc të komunës së Bujanocit, Kamberi tha se duhet të vazhdojë lufta politike për të drejtat e shqiptarëve në luginë.

Kamberi: Duhet të angazhohemi, minimumi do të ishte tre deputetë

“Ne duhet të kemi një angazhim sot që të ruajmë nivelin e përfaqësimit, minimumi do të ishte tre deputetë. Tjetër që është me rëndësi është vazhdimi i luftës politike për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës të cilat po na mohohen nga gjitha qeveritë me radhë. Nuk besoj se do të ketë një qeveri demokratike, përveç nëse rrethanat gjeopopitike që po krijohet do të ndikojnë në një proces të përshpejtimit të integrimit në BE, Serbia t’i përmbushë standardet e BE-së”, tha ai.

Lajmin e plotë lexojeni KËTU

Zgjedhjet në Serbi, kolona në Jarinje

Në Jarinje ka pasur një vonesë rreth orës 09:00 për shkak të një numrit të madh të autobusëve të organizuar nga pushteti lokal për qytetarët nga veriu i Kosovës që votojnë në Serbi.

Sipas ekipit të kp, kolona kilometërshe e automjeteve është tejkaluar rreth orës 10:00.

Pranë vendkalimit në Jarinje, anëtarët e rinj të iniciativës qytetare, Serbski opstanak nga veriu i Mitrovicës bënë një performancë të modeluar sipas reklamës parazgjedhore të presidentit Aleksandar Vuçiq.

Ata shfaqën një pankartë të improvizuar semafori që shkruante 10:00.

Autobusët nga Graçanica mbërritën në Merdare

Autobusët me votues serbë sapo kanë mbërritur në Merdare, ku policia kryen kontrollin dhe regjistrimin e rregullt të udhëtarëve.

Kontrolli po kryhet pa probleme dhe pa vonesa të gjata.

Në Merdare për momentin janë 8 autobusë që janë nisur nga Graçanica.

Një autobus me qytetarë nga Gorazhdeci niset drejt Serbisë për të votuar

Qytetarët serbë në Kosovë u organizuan në mënyrë të ndryshme për të shkuar dhe për të hedhë votën në Serbi, ku edhe po mbahen sot zgjedhjet parlamentare.

Kolona u krijuan në Jarinje e Bërnjak, pika kufitare këto që lidhin Kosovën me Serbinë.

Gazetari i kp raporton se edhe qytetarët e Gorazhdecit u organizuan që të shkojnë për në Serbi. Nga Gorazhdeci është nisur një autobus me qytetarë, ndërsa të tjerë shkuan me vetura private.

Por që qytetarët aty nuk kanë pranuar që të prononcohen për medie para votimit dhe asaj se si do të shkojnë për të votuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat