Seanca e Kuvendit/ Sharje dhe përplasje mes pozitës e opozitës për komisionin hetimor për energjinë

Aktuale

Seanca e Kuvendit/ Sharje dhe përplasje mes pozitës e opozitës për komisionin hetimor për energjinë

Më: 28 prill 2022 Në ora: 07:43 Përditësuar në ora: 11:45 më 28.04.2022
Deputetët e Kuvendit të Kosovës

“A ropt jau q****”, Abelard Tahiri shanë deputetët e LVV-së, Manxhuka: Kjo është gjuha prej një rrugaçi

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka sharë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Tahiri dëgjohet duke thënë “hajde hajde ma shumë ma shumë, a robt jau….”, derisa vazhdon ti bie tavolinës me gotë.

Tahiri siç duket ka harruar që kishte të ndezur mikrofonin.

Lidhur me këtë ka reaguar Arlind Manxhuka, zëdhënës i VV-ë. Ai ka thënë se, "kjo është gjuha prej një rrugaçi e shefit të GP-së së PDK".Gjithçka filloi kur Mimoza Kusari Lila e përmendi Hashim Thaçin për lidhje me krim e korrupsion sipas Freedom House. PDK nuk e la të mbajë fjalën deputeten Albulena Haxhiu.

“Freedom House i përmend me emra Haradinajn dhe Thaçin për lidhje me krimin dhe korrupsionit. Ky shtet definitivisht e ka në instanca të veta krimin dhe korrupsionin. Nuk e dëgjova që qeveria jonë ka me fillu në bazë të kësaj. A t’i besojmë Freedom House apo Planet TV”, tha Kusari.

Më pas doli ministrja Albulena Haxhiu por zhurma e deputetëve të PDK-së me duar në tavolina nuk e la të fliste deri në këtë moment kur po e shkruajmë lajmin.

 

 

E papritur, Albulena Haxhiu e Glauk Konjufca ‘përplasen’ në Kuvend, shkak opozita

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Kojufca janë përplasur sot në Kuvendin e Kosovës. 

Kjo pasi Konjufca i kërkoi Haxhiut që të ulet në vend, në mënyrë që opozitës t’i jepet mundësia që të flasë. 

Konjufca: Ministre me mirëkuptimin tuaj, a ja japim fjalën opozitës, pastaj…

Haxhiu: Nuk është në rregull… unë e kam fjalën time kryetar dhe nuk lëvizi pa e kry fjalën

Konjufca: Përndryshe s’po më duket se ka atmosferë për seancë

Haxhiu: Unë e kam rendin e fjalës. Sa të qetësohet opozita do të vazhdojë fjalën

Konjufca: Ashtu kështu nuk dëgjohet asgjë

Konjufca: Ministre a ka mundësi që të uleni, që ta vazhdojmë seancën se përndryshe nuk shkon kështu

Deputetët ia ndërpresin fjalën ministres Haxhiu duke goditur tavolinat

Deputetët e PDK-së e kanë ndërprerë fjalën e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, në seancën e sotme duke goditur tavolinat.

Ministrja i kërkoit shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahirit, të mos i thotë ta mbyllë gojën.

“S’keni të drejtë t’i thoni mbylle ministres së Drejtësisë dhe askujt tjetër. Ende nuk të dëgjuam duke dhënë llogari për ato shurdhuesit që i kishit bile. S’ka me u lënë asgjë pa u zbardhur krejt krimet që i keni bërë kanë me u zbardh”.

Gjithçka ndodhi pasi Haxhiu i doli në mbrojtje ambasadorit të Kosovës në Slloveni, Martin Berishajt.

Tahiri tha se është e pabesueshme se deri në çfarë niveli ka shkuar Qeveria, duke mbrojtur një inkrimin të një ambasadori të Kosovës për përfshirje në një skandal të shpëlarjes së parave.

Konjufca flet për rastin e ambasadorit Martin Berishaj

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në seancën e sotme të Kuvendit, duke folur për rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka thënë se “kushdo që ka përgjegjësi për gjithçka do ta merr vendimin e merituar”.

Para deputetëve, kryekuvendari ka thënë se ky rast është shumë e rëndësishme që të sqarohet dhe se “besoj se do të sqarohet”.

“Por ju kisha lutur për kujdes sa i përket vetëm një dimensioni. Z Berishaj ishte një dëm kolateral në këtë betejë dhe aspekt sekondar. Dhe nuk duhet të merret si absolutisht e vërtetë”, është shprehur ai.

Gjatë javës që shkoi, emri i ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është përmendur në mediat sllovene për përfshirje në një skandal financiar. Lidhur me këtë rast kanë reaguar partitë politike në vend, kurse Presidentja, Kryeministri dhe ministrja e Jashtme nuk kanë komentuar rastin derisa të mos marrin sqarimet nga vetë ambasadori Berishaj.

Mediumi slloven “Planet TV” të enjten ka raportuar për aferën financiare të kryetarit të partisë Lëvizja për Liri, Robert Golob, i cili është duke u hetuar ndërkombëtarisht për disa transaksione që i ka dërguar nga një degë serbe e furnizuesit energjetik slloven GEN-I, te kompania e ambasadorit kosovar, MB Consulting.

Kompania MB Consulting e Berishajt supozohet se ka marrë 600 mijë euro, të cilat janë tërhequr vazhdimisht në para të gatshme.

Mirëpo, ambasadori Berishaj i ka mohuar të gjitha pretendimet për përfshirje në skandalin financiar që u zbulua në Slloveni, ku mediat sllovene raportuan se ai i ka bartur para kesh rreth 600 mijë euro nga kompania e tij në Mal të Zi, te politikani slloven.

Haradinaj: VV-ja mbron interesat e Stanishiqit e Rankoviqit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se i vetmi udhëheqës shtetëror që e ka refuzuar gazin amerikan është Albin Kurti.

Ai ka thënë se Vetëvendosja ka qenë dhe është kundër gazit rus, duke pyetur se nga kush janë këshilluar.

Sipas tij, me rastin e Berishajt u zbulua arsyeja. Ai ka thënë se Vetëvendosja mbron interesa të Stanishiqit dhe Rankoviqit.

“Jemi i vetmi vend në kontinentin tonë që e kemi refuzuar gazin amerikan. Vetëvendosja në vazhdimësi e ka paralajmëruar Kosovën se mbron interesa të të tjerëve, siç janë Stanishiqi e Rankoviqi. Në situatën e sigurisë jemi bashkë, por për interesin e nipave të Jovica Stanishiqit e Aleksander Rankoviqit, jemi kundër”, ka thënë ai.

Haxhiu: Të përshpejtohet çështja e të procedohet kërkesa që të lejohet tërheqja e 30% nga Trusti

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, deklaroi se dy vitet e fundit kanë qenë shumë të vështira sa i përket krizave me të cilat janë përballur qytetarët.

Ai kërkoi nga deputetët që të përkrahin çështjen e tërheqjes së mjeteve të kursyera në kuadër të Trust-it.

“Ka qenë kërkesë e qytetarëve që të mundësohet tërheqja e mjeteve nga Trusti dhe me 9 mars kemi proceduar atë, e më pas është procedura për në Qeveri. Qeveria e neglizhoi këtë, por që i hapi rrugë Kuvendit për rishikimin e këtij projektligji. Sot kam një kërkesë të komisioneve, që të këtë projektligj të procedojë dhe të trajtojë me urgjencë, për shkak të krizës ekonomike.”, tha Haxhiu.

Deputeti theksoi se duhet përshpejtuar çështja, e që në seancën e ardhshme të mund të procesohet si kërkesë.

“Kjo do t’u mundësojë qytetarëve tërheqjen , ndërsa Qeveria do të kujdesej që të përkrahë pensionistët, familjet pensionale, studentët dhe disa kategori të tjera.”

Deliu: Presidenca dhe kryeministria nuk janë as gjykatës as prokurorë, të shkarkohet Martin Berishaj

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, është deklaruar sot në Kuvendin e Kosovës, ku tha se ambasadori i Kosovës, Martin Berishaj, për të cilin u raportua se është i përfshirë në një skandal financiar duhet shkarkuar menjëherë.

Deliu tha se në një kohë kur Kosova duhej shfrytëzuar të gjitha resurset për të aplikuar në Këshillin e Evropës, doli edhe skandali financiar i Berishajt.

“Skandal të madh financiar, ku përmendet Martin Berishaj.Në një kohë që për shkak të rrethanave na është krijuar një mundësi e artë për anëtarësim në Këshillin e Evropës, në vend se të gjitha resurset tona politike dhe diplomatike të jenë në funksion të jetësimit të këtij qëllimi, Kosova u desh të jetë e përfshirë në një aferë të përmasave të mëdha. Skandali ka shpërthyer në Slloveni, por ambasadori duhet shkarkuar e më pas drejtësia ta thotë fjalën e vetë. Presidenca dhe kryeministria nuk janë as gjykatës as prokurorë, por duhet marrë masa që të shkarkojnë ambasadorin pas këtij skandali. Ai pas këtij skandali nuk do të jetë në gjendje të ushtrojë më detyrën e tij, e me standardin e tij ka vështirësuar edhe punën e ambasadorëve që janë në vendet fqinje.”, tha Deliu.

Deputetja shtoi se shkarkimi s’do të duhej të diskutohej, e më pas drejtësia do të thoshte fjalën e vetë.

“Ne si PDK kemi disa pyetje. Si e mori shtetësinë ai një ditë para se të bëhej ambasador? A e ka bërë verifikimin nga AKI-ja dhe si është marrë ky verifikim?Kosova nuk e ka luksin të përballet me skandale të kësaj forme. Berishaj s’do të duhej të mbante më tutje këtë post, pas mosshkarkimi i tij përfshinë dhe një skandal tjetër, ku e mbrojnë dhe nuk e shkarkojnë një ambasador me skandal, por së paku është dashur të shkarkohet për mosdeklarim, apo deklarim të rrejshëm të pasurisë.

Ndërsa janë shkarkuar diplomatë që vetëm kanë shprehur një qëndrim të tyre në publik.

Dëmin që ia ka shkaktuar Kosovës dhe diplomacisë së Kosovës është i madh dhe dëm i pariparueshëm. Pra qëndrimi më tej i Berishajt në këtë shtet është i dëmshëm dhe paraqet pengesë serioze në këto raporte. PDK insiston që Berishaj sa më parë të shkarkohet nga detyra e tij, e ti bëjë nder Kosovës në rastin që ai e lë detyrën e tij dhe shkarkohet nga institucionet përgjegjëse.”,shtoi ajo.

Mustafa: Derisa Qeveria i ndan nga 100 euro, ambasadori akuzohet për transaksione me qindra-mijëra euro

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se në të kaluarën Lëvizja Vetë vendosje reagonte edhe për gabime drejtshkrimore të të tjerëve duke i quajtur hajna, ndërsa tani sipas tij, kur përfliten ata dalin vetëm me deklarata se iu besojnë pjesëtarëve të subjektit të tyre.

“Sot kur ministrat dhe ambasadorët  dyshohen për shkelje ligjore mjafton vetëm të dalin me një deklaratë se ne u besojmë atyre dhe me kaq duhet të përfundojë çdo gjë”.

“Sot një ambasador është epiqendra e një skandali mediatik e politik në një shtet mik, ai ka qenë njeri i rrethit të ngushtë të Lëvizjes Vetëvendosje”.

“Përderisa qeveria i ndajnë për muajin prill nga 100 shtesa, ambasadori përflitet në të gjithë Ballkanin për transaksione me qindra-mijëra euro”, ka thënë Mustafa në seancën e sotme të Kuvendit.

Kusari-Lila: Të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm për situatën me Serbinë

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila në seancën e sotme të Kuvendit ka folur për gjashtë sulmet që ndodhën brenda dy javëve ndaj Policisë së Kosovës në veri.

Ajo ka thënë se asgjë nuk është e papritur në rrethanat e sotme gjeopolitike në të cilat ndodhemi.

“Agresioni i paprovokuar rus ndaj Ukrainës pashmangshëm e përcolli efektin e saj, prej krizës së energjisë e deri te kërcënimi i sigurisë në veçanti me shtet që ose kufizohen me Rusinë apo me shtetet që kanë lidhje strategjike me Rusinë. Me Serbinë në kufirin tonë verior është e pritshme dhe aspak befasuese lista e provokimeve të tilla”, ka thënë Kusari-Lila.

Ajo ka shtuar se sot më shumë se kurrë do të ketë ndërhyrje të forta të luftës hibride në rajonin tonë, ku synim kanë qeveritë dhe institucionet.

“Për debatet e brendshme politike është rrugë e shkurtët tu referohesh këtyre sulmeve që marrin pamje edhe të lajmeve në qasje të caktuara. Është e rëndësishme që partitë politike të jenë të vetëdijshëm për këtë situatë. Këtë javë e kemi parë që një pjesë e opozitës ka rënë në kurth, lufta hibride kështu duket”, ka thënë Kusari-Lila, duke shtuar se në fund do të dalin fitues nga kjo luftë.

PDK kërkon shkarkimin e ambasadorit Martin Berishaj

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar në seancën plenare që Qeveria e Kosovës ta shkarkojë ambasadorin e Kosovës në Slloveni, Martin Berishajt, pas dyshimeve për skandal financiar.

Ajo ka thënë se qëndrimi i tij si ambasador, është dëm i madh për Kosovën.

“Si PDK kërkojmë që Martin Berishaj të mos e mbajë më këtë post. Në të kaluarën ambasadorët janë shkarkuar vetëm për një postim në Facebook. Qëndrimi i mëtutjeshëm i zotri Berishajt në këtë shtet, jo vetëm që është i dëmshëm për Kosovën por i mbete edhe njollë e keqe në diplomaci”, tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat