Është bërë varrimi i Avdullah Gucatit, babait të Hysni Gucatit.
Ai vdiq dje, e prej disa kohësh ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në varrimin e tij shihet të ketë marrë pjesë edhe Ministri Armend Mehaj.
Mehaj ka publikuar foto në Facebook.
Postimi i plotë:
Lajmi për vdekjen e bacës Hasan Gucati ( babait të Hysni Gucatit i cili padrejtësisht po mbahet në Hagë), ishte i rëndë e pikëllues për të gjithë ne.
Sot në ceremoninë e varrimit të tij, iu shprehëm ngushëllime familjarëve e të afërmëve. Në këto momente të dhimbjes, qëndrojmë me ju e përkrah jush.
Kujtimet për bacën Hasan, qofshin të përjetshme, dheu i Kosovës i qoftë i lehtë!