Përfundon protesta e veteranëve, gjithçka që ndodhi nga protestuesit para Kuvendit

Aktuale

Përfundon protesta e veteranëve, gjithçka që ndodhi nga protestuesit para Kuvendit

Më: 6 qershor 2022 Në ora: 07:24 Përditësuar në ora: 13:30 më 06.06.2022
Foto nga vendi i ngjarjes

Veteranët dhe policët solidarizohen me njëri-tjetrin

Veteranët e luftës po vazhdojnë të qëndrojnë në oborrin e Kuvendit të Kosovës duke shprehur pakënaqësitë për mos përfshirjen e tyre në ngritjen e pagës minimale që është propozuar nga qeveria.

Në oborrin e parlamentit ata kanë hyrë pasi i kanë thyer rrethojat e ndërtesës legjislative duke brohoritur “UÇK” dhe duke kërkuar që paga minimale të mos votohet.

Ndërsa forca të shumta të Policisë së Kosovës janë duke kryer punën e tyre para objektit të Kuvendit dhe qeverisë.

Por në protestën e cila ka filluar në orën 10:00 pjesëtarë të policisë janë parë duke shpërndarë ujë edhe për veteranët.

Ndërsa më vonë një protestues u ka ofruar ujë policëve të Njësisë Speciale që po qëndronin në dyert e Kuvendit të Kosovës.

​Klinaku: Tentimet për mohim të sakrificës së luftëtarëve nga institucionet nuk do të kenë sukses

Veteranë të shumtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot po protestojnë para Kuvendit të Kosovës duke kundërshtuar projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, ku këta të fundit nuk janë përfshirë. E ndonëse nisi qetë më pas situata eskaloi, pasi ish-luftëtarët tentuan të futen në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

E para protestuesve ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës të Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku u shpreh se tentimet për mohim të sakrificës së luftëtarëve nga institucionet e Kosovës nuk do të ketë sukses.

Ai tha se përmes këtij projektligji pushteti po dëshiron t’i heq veteranët e luftës nga lidhja em pagën minimale.

Klinaku: Tentimet për mohim të sakrificës së luftëtarëve nga institucionet nuk do të kenë sukses

“Sot dëshmojmë se tentimet për mohimin e gjithë kontributit dhe sakrificave të luftëtarëve të UÇK-së nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës nuk do të kenë sukses. Fatkeqësisht duhet të protestojmë për mbrojtje të vlerave të asaj lufte që na solli deri këtu. Neve na duhet të protestojmë sepse na mohohet lufta që e bëmë, na shkelen të drejtat që na takojnë siç çdo kund në botën demokratike. Ne kishim takim me këtë pushtet dhe ia kemi shprehur shqetësimet tonat për ndryshimet që pretendon t’i bëjë pa neve që jemi kategori ligjore në momentet e fundit nga ana e Qeverisë na është sakatosur ligji. Kemi shpresën se nuk do të miratohet në Kuvend sepse iu kemi drejtuar deputetëve. Meqenëse sot në ora 11:00 mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës dhe si pikë e parë e rendit të ditës është miratimit i Projektligjit për ndryshimin e ligjeve me anë të të cilit ky pushtet po do që t’i heq veteranët e luftës nga lidhja me pagën minimale u vendos që të kundërshtohet kjo, u vendos që të protestohet kundër diskriminimit që po u bëhet veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve. Deputetët e zgjedhur të popullit duhet tu shërbjen interesave të atyre që i sollën në ulëset Kuvendit e nuk duhet t’i shërbejnë interesave të politikës ditore”, theksoi ai.

Klinika ka paralajmëruar protesta deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Klinaku: Do të vazhdojmë me protesta deri në realizim të kërkesave tona

Jemi injoruar nga institucionet e vendit dhe u detyruam që kërkesat dhe pakënaqësitë tona t’i shprehim në rrugë përmes protestave do të vazhdojmë me protesta deri në realizimin e kërkesave tona. Rroftë UÇK-ja”, u shpreh ai.

Pas këtij flaimi, protestuesit ia mësynë oborrit të Kuvendit, ku edhe rrëzuan derën e oborrit të Kuvendit. Aty u përdorë edhe gazësjellës.

E para veteranëve që janë duke protestuar në oborrin e Kuvendit të Kosovës, doli deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, i cili kërkoi të mos dëmtohen institucionet.

Komandanti i Koshares u shpreh se nuk do të lejojnë që projektligji i propozuar për pagën minimale të kalojë në Kuvend.

Berisha: Mos i dëmtoni institucionet në Kuvend nuk do të lejojmë të kaloj ky ligj

Mos i bllokoni institucionet, mos i dëmtoni institucionet, mos dëmtoni policinë, mbroni pozicionin tuaj të një proteste dinjtoze. jemi ne që do të protestojmë në Kuvend brenda tani , në qeveri e kudo në institucione ne duhet me protestua në emrin tuaj jo ju, tregohuni luftëtar siç keni qenë në luftë dhe mos dëmtoni asnjë gjë dhunë dhe asgjë sepse ju jeni luftëtar...Mbani pozitën tek hyrja kryesore qëndroni në protestë ne do t’iu përkrahim në Kuvend nuk do të lejojmë me kalua ky ligj”, tha ai.

E protestuesit ende po vazhdojnë të qëndrojnë në oborrin e Kuvendit të Kosovës duke tentuar të futen brenda në objektin e Kuvendit, ndërsa ata po pengohet nga Njësia Speciale e Kosovës.

​Sërish hedhet gazlotësjellës, lëndohet një protestues

Njësia Special e cila gjendet pranë derës kryesore të Kuvendit, për t’i larguar veteranët që po protestojnë, ka hedhur gazëlotësjellës, ku është lënduar një person.

Ndërkohë, Ajet Potera, anëtar i partisë në pushtet, Lëvizje Vetëvendosje ka kritikuar ekzekutivin për anashkalimin e veteranëve në rritjen e pagës minimale.

Potera, i cili ka dal në protestën e sotme të OVL UÇK para Kuvendit, tha për KosovaPress, se deputetët duhet të marrin vendim për rritjen e pensionit të veteranëve, në kuadër të pagës minimale.

Sipas tij, në protestën e sotme nuk duhet të ketë vija partiake, por vetëm të mbrohet dinjiteti veteranit.

Dardan Molliqaj merr pjesë në protestën e veteranëve

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj është bashkuar me veteranët në protestën ndaj Qeverisë së Kosovës.

Ish-krahu i djatht i Albin Kurtit dikur, sot po proteston ndaj ish-shefit të tij.

Veteranët po protestojnë duke kërkuar që të jenë pjesë e pagës minimale në Ligjin për Paga.

Protesta ka eskaluar dhe policia është detyruar të përdorë gaz lotsjellës.

Arrijnë autoblindat dhe topi i ujit te protesta e OVL-UÇK

Forca të shumta të Njësisë Speciale bashkë me autoblindë dhe topa të ujit janë duke qëndruar afër protestës së tensionuar te Kuvendi i Kosovës.

Protestuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po tentojnë të hyjnë brenda Kuvendit.

Aktualisht ata janë në afërsi te dera e këtij ndërtesës së këtij institucioni.

Deputeti i PDK-së tenton t’i qetësojë veteranët: Mos i gjuani institucionet

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka dalë para protestuesve duke u munduar t’i qetësojë veteranët e UÇK-së, të cilët po protestojnë në shenjë proteste të mos përfshirjes së tyre në ngritjen e pagës minimale.

Ju keni të drejtë në çdo gjë, por një gjë ta dini, mos gaboni t’i dëmtoni këto institucione.

Këta policë që janë të detyruar ta mbrojnë institucionin, janë tanët. Nuk është dashur t’iu nxjerrin në rrugë”, ka thënë Berisha.

Ndërkohë, veteranët kanë kërkuar që kësaj proteste t’i bashkëngjiten edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Veteranët tentojnë të hyjnë me dhunë në Kuvend, policia përdorë gaz lotsjellës

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i kanë thyer rrethojat e janë futur në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

U.d. i kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, deklaroi se ligji për pagën minimale nuk duhet të votohet në Kuvend, duke shtuar se nëpërmjet këtij ligji tentojnë t’i largojnë veteranët.

Duhet të protestojmë për vlerat e asaj lufte, ne kishim takim me pushtetin dhe i kemi treguar qëndrimet tona”, shtoi ai.

Organizatat po shprehin pakënaqësitë për mospërfshirjen e veteranëve në ngritjen e pagës minimale, që është propozuar nga Qeveria.

Një polic lëndohet në protestën e veteranëve brenda oborrit të Kuvendit

Një polic është lënduar gjatë protestës që po mbahet në Kuvendin e Kosovës nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ky zyrtar policor është parë të jetë i gjakosur derisa bashkë me njësitë tjera, po tentojnë të mbajnë rendin në oborrin e Kuvendit.

Pas këtij rasti, në vendin e ngjarjes ka arritur edhe ambulanca.

Protesta e veteranëve ka eskaluar pas tentimit të tyre për të hyrë brenda objektit të Kuvendit.

Policia gjuan gaz lotsjellës

Ka eskaluara protesta e veteranëve të luftës së UÇK-së, të cilët janë duke protestuar para Kuvendit të Kosovës.

Në shenjë proteste të mos përfshirjes së tyre në ngritjen e pagës minimale.

Protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të pjesëtarëve të Policisë, të cilët kanë tentuar t’i thyejnë dyert e Kuvendit.

Veteranët thyen rrethojat e Kuvendit

Veteranët e UÇK-së që po protestojnë para institucioneve.

Ata kanë thyer rrethojat e Kuvendit të Kosovës.

Ndërkohë, policia ka gjuajtur gazlotësjellës për t’i larguar protestuesit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat