Dendias nesër për vizitë në Kosovë

Aktuale

Dendias nesër për vizitë në Kosovë

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 21:09
Nikos Dendias

Shefi i diplomacisë greke, Nikos Dendias, nesër do të arrijë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Ai me këtë rast do të pritet në takim nga presidentja Vjosa Osmani në orën 15:00.

Sipas njoftimit të Presidencës, pas takimit nuk pritet të ketë deklarime për media.

Ndryshe, Greqia është ndër pesë vendet e BE-së që heziton të njohë Kosovën shtet të pavarur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat