Kosova merr mbështetje nga Gjermania për liberalizim të vizave – kancelari Scholz përmend procesin e Berlinit si mundësi të mirë për rajonin

Aktuale

Kosova merr mbështetje nga Gjermania për liberalizim të vizave – kancelari Scholz përmend procesin e Berlinit si mundësi të mirë për rajonin

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 06:48 Përditësuar në ora: 15:05 më 10.06.2022
Pamje nga konferenca

Citatet kyçe të fjalimit të kancelarit Scholz në Prishtinë

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, të parën të një kancelari të Gjermanisë, prej që Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, Olaf Scholz dha mesazhe të qarta sa i përket zhvillimeve rajonale.

Ai foli që nga bashkëpunimi i shteteve të rajonit e deri tek çështjet e tjera ekonomike.

Më poshtë, sjellim disa nga citatet më të veçanta të kreut të shtetit gjerman të thëna sot në Prishtinë.

-“Fakti se pas një muaji, pas vizitës në maj kur u takuam në Berlin, jam në vizitë në Kosovë, tregon  sa i ngushtë është bashkëpunimi mes dy vendeve tona”.

-“Kosova shkon drejt anëtarësimit në Bashkimit Evropian me zgjidhjen e dialogut me Serbinë”.

-“Dy vende që nuk e njohin njëra-tjetrën, nuk mund të jenë pjesë e BE-së”.

-“Kosova dhe Serbia duhet të duhet arrijnë  marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe i dërguari Lajçak ka mbështetjen tonë për këtë çështje”,

-“Marrëveshja në fund duhet të zgjidhë edhe çështjen e njohjes së Kosovës, sepse është e paimagjinueshme që dy vende që nuk e njohin njëra-tjetrën të bëhen pjesë e BE-së”

-“S’duhet të ketë dyshime mbi vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë për të dënuar agresionin e saj në Ukrainë, siç po bën Serbia”.  

-“Qeveria e Kosovës me sanksione vendosur Rusisë, ka dëshmuar vetën si partnere të besueshme, që qëndron në anën tonë dhe bashkësisë ndërkombëtare”.

-“Liberalizimi i vizave duhet të shkojë përpara, duhet ta bëjë punën e saj Kosova. Po angazhohemi me partnerë me këmbëngulje”.

- “Unë e kam thënë më herët, ne angazhohemi që liberalizimi i vizave të vijë sa më shpejt pasi kushtet janë plotësuar dhe për këtë flasim me të gjithë partnerët që edhe ata të binden siç jemi bindur ne”.

-“Vizita  ime në Ballkanin perëndimor duke nisur me Kosovën si të parën, tregon marrëdhëniet e ngushta bilaterale të të dyja shteteve”.

-“Procesin e Berlinit do ta rijetësoj dhe se në vjeshtë do të organizojmë një takim në Berlin”.

- “ Sa angazhohet Gjermania për stabilitet në Ballkanin perëndimor,  tregon edhe angazhimi i ushtrisë gjermane”.

Scholz: S’ka anëtarësim në BE të Kosovës e Serbisë, pa njohur njëra-tjetrën

Kancelari gjerman Olaf Scholz,  në konferencë për media me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Prishtinë, deklaroi se është i gëzuar që po viziton Kosovën si vendin e parë në Ballkanin perëndimor.

“Fakti se pas një muaji, pas vizitës në maj kur u takuam në Berlin, jam në vizitë në Kosovë, tregon  sa i ngushtë është bashkëpunimi mes dy vendeve tona”, tha kancelari Scholz.

“Edhe transformimi i kampit ushtarak në Prizren në një kam biznesi, tregon bashkëpunimin tonë”.

Kancelari Scholz u shpreh se krahas  marrëdhënieve Kosovë-Gjermani, me kryeministrin Kurti folën edhe për perspektivën evropiane dhe liberalizimin e vizave dhe pozicionin e Kosovës, që është i qartë për luftën në Ukrainë.

“Qeveria e Kosovës me sanksione vendosur Rusisë, ka dëshmuar vetën si partnere të besueshme, që  qëndron në anën tonë dhe bashkësisë ndërkombëtare”, tha ai.

Scholz u shpreh se Procesi i Berlinit do të vazhdojë dhe tanimë me një dinamikë të re. “Për këtë arsye, në vjeshtë do të kemi një takim të vendeve pjesëmarrëse në këtë proces në Berlin”.

Ai  tha se  do të punohet për lëvizjen të lirë dhe njohja e diplomave të arrihen së shpejti.

“Kosova dhe Serbia duhet të duhet arrijnë  marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe i dërguari Lajcak ka mbështetjen tonë për këtë çështje”, tha kancelari gjerman.

Sipas tij, dialogu është në interes të të gjithë qytetarëve. “E qartë është se marrëveshja  duhet të zgjidhë edhe njohjen e Kosovës dhe Serbisë, sepse nuk mund të bëhen këto dy vende pjesë të BE-së, pa e njohur njëra tjetrën. Ky proces duhet të jetë pragmatik”.

Ai foli edhe për liberalizimin e vizave.  “Kjo çështje duhet të shkojë përpara. Unë brenda bisedave me partnerët tanë në BE, angazhohem me këmbëngulje për këtë çështje sepse Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet”.

Kancelari Scholz deklaroi se krahas krijimit të vendeve të punës që Kurti i ka vendosur në prioritet, ka qenë edhe klima dhe  energjia.

“ Sa angazhohet Gjermania për stabilitet në Ballkanin perëndimor,  tregon edhe angazhimi i ushtrisë gjermane”.

Sholz për Ballkanin e Hapur: Kushdo që do t`i bashkohet BE-së duhet t`i ndjek rregullat e lirisë së lëvizjes

Kancelari i Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz, në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ka folur edhe për projektin “Ballkani i Hapur”.

Ai tha se duhet t`i jepet prioritet tregut të përbashkët rajonal duke theksuar se është e rëndësishme që të arrihen përparimet të janë të arritshme.

“Duhet ta them qartë që për ne prioritet të madh i japim tregut të përbashkët rajonal i cili mendojmë që duhet të përparojë dhe çështjet të cilat janë brenda atij mund të realizohen dhe të qohen përpara.

Mendoj që është e rëndësishme që të arrihen ato përparimet që janë të arritshme.

Të gjithë që duan të shkojnë në BE, atje edhe ashtu janë të vlefshme rregullat e lirisë së lëvizjes. Prandaj, kushdo që dëshiron t`i bashkohet BE-së duhet t`i ndjek ato”, ka deklaruar Scholz.

Nga ana tjetër, ai ka thënë se në Berlin ishte një mundësi e mirë për takime në kuadër të dialogut.

Sipas Kancelarit Scholz, në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kërkohet pragmatizëm në mënyrë që çështjet finale të zgjidhen.

“Ka pasur edhe takime të përbashkëta në Berlin, atje ka pasur një mundësi për t`u takuar në kuadër të dialogut. Kjo ka qenë një shenjë e mirë sepse ka pasur gjëra që kanë ecur përpara, mendoj që tek një pikë apo te një tjetër do të vij përparimi përsa i përket për shembull furnizimit me energji dhe cështje të tjera. Është diçka ku në fund kërkohet edhe pragmatizëm në mënyrë që çështjet finale të zgjidhen në kuadër të dialogut dhe qëllimi i gjithë kësaj është edhe përafrimi i vendeve me BE-në në kuadër të kësaj duhet të zgjidhen të gjitha çështjet e hapura që ekzistojnë”, ka deklaruar ai./M.L.

Scholz mesazh BE-së nga Prishtina: Liberalizimi duhet të shkojë përpara, bëjeni punën tuaj

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se vizita e tij në Kosovë tregon se marrëdhëniet bilaterale janë të ngushta.

Scholz ka thënë se në takimim me Kurtin ka folur për heqjen e vizave, situatën në Ukrainë, dialogun e tema tjera.

Krahas marrëdhënieve tona, ne biseduam për liberalizimin e vizave që po mungon si dhe pozicionimin e Kosovës karshi agresionit rus në Ukrainë. Kosova si partnere e besueshme qëndron në anën e bashkësisë ndërkombëtare. Kemi biseduar për Procesin e Berlinit, dëshiroj që bashkë me partnerët tanë ta rijetësojmë atë këtë vit dhe këtë vjeshtë do të ftojë një konferencë në Berlin”, tha ai.

Tutje ai tha se është e rëndësishme që dialogu me Serbinë të shkojë përpara si parakusht për investime e anëtarësim në BE.

Me rëndësi për Kosovën është që dialogu me Serbinë të çohet përpara, vlera e sigurisë dhe lirisë na bëhen edhe më të qarta. Kosova dhe Serbia duhet ta gjejnë një zgjidhje politike që kontribuon në stabilitetin rajonal. Është e paimagjinueshme që dy vende që nuk e njohin njëra tjetrën të bëhen pjesë e BE-së”, tha ai.

Në këtë kontekst, ai foli edhe për liberalizimin e vizave. Ai ha se heqja e vizave është proces që duhet të shkojë përpara.

Heqja e vizave duhet të shkojë përpara. BE duhet të bëj punën e saj. Po angazhohem me këmbëngulje në këtë aspekt”, ka thënë Scholz.

Kurti kërkon mbështetjen e Scholzit për anëtarësim të Kosovës në BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar mbështetjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz për integrim të vendit në Bashkim Evropian, duke bërë të ditur se në fund të këtij viti do të bëhet aplikimi për statusin e kandidatit për BE.

Në përputhje me premtimet dhe perspektiven evropiane po punojnë për përmbushjen e reformave për anëtarësim në BE. Do të vazhdojmë edhe me aspiratën tonë për statusin e kandidatin për BE ku planifikojmë të aplikojmë në fund të këtij viti”, ka thënë Kurti në një konferencë për media pas takimit me kancelarin, Scholz të premten në Prishtinë.

Kurti gjatë konferencës ka falënderuar kancelarin Scholz për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës, teksa ka shtuar se edhe Kosova do të vazhdojë të jetë aleat besnik i këtij shteti.

“Gjermania ka luajtur rol të jashtëzakonshëm në rindërtimin e Kosovës. Kancelarin Scholz e sigurova se Kosova është dhe do të mbetet partner i besueshëm i Gjermanisë”, ka shtuar Kurti.

Kurti: Procesi i Berlinit mundësia më e mirë për rajonin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz, në konferencën e përbashkët për media tha se kjo është një vizitë historike për Kosovën.

“Kjo është vizitë historike për Kosovën dhe vizita e parë e një kancelari gjerman pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Jemi në një moment vendimtar për Kosovën”, tha ai.

Sipas tij Gjermania e Kosova janë të bashkuar për një Evropë të lirë. Ai ka përmendur edhe ushtarët gjerman që kanë shërbyer në Kosovë., raporton RTKlive.

Kurti ka përmendur rolin e Gjermanisë në zhvillimin e Kosovës. I pari i qeverisë bëri me dije se do të aplikojnë për anëtarësim për statusin e vendit kandidat për BE.

Anëtarësimi i Kosovës në partneritetin e paqes të NATO-s, sipas Kurtit është urgjente. Kurse për dialogun, Kurti tha se Kosova është kreative, kurse Serbia është fajtore për ngecje.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se Procesi i Berlinit mundësia më e mirë për rajonin.

Kurti: vizita e Scholz është historike, e para e një kancelari gjerman në Qeverinë e Kosovës

Kryeministri Kurti në një konferencë për media ka thënë se vizita e kancelarit gjerman Olaf Scholz në Kosovë është historike për shkak se është vizita e parë e një kancelari gjerman në Qeverinë e Kosovës.

Kurti tha se kjo vizitë është po ashtu e rëndësishme edhe për rrethanat që janë krijuar në botë pas agresionit rus në Ukrainë.

Kjo vizitë është historike, sepse është vizita e parë e një kancelarin gjerman në Qeverinë e Kosovës. Bota pas agresionit rus, është trazuar pikërisht në këtë kohë kancelari ka treguar qartësi e vizion në mbrojtjen e të drejtave të përbashkëta.

Ne jemi përjetë mirënjohës për mbështetjen tuaj. E sigurova kancelarin se Qeveria jonë po vazhdon me reforma të përgjithshme, si sundimin e ligjit dhe kulturën demokratike në Vend”, u shpreh Kurti.

Kuti tha se me kancelarin gjerman kanë diskutuar edhe pëe dialogun Kosovë-Serbi dhe për procesin e Berlinit.

Sa i përket dialogut, i tregova se jemi treguar palë e përkushtuar por se Serbia po vazhdon të bllokojë zgjidhjet që ofrojmë, edhe për procesin e Berlinit. Në këtë proces Kosova po tregon përafrimin e saj me politikat e BE-së”, u shpreh Kurti.

Kurti- Kancelarit gjerman: Ne jemi përjetë mirënjohës për mbështetjen dhe solidaritetin tuaj

Kryeministri Kurti ka nisur konferencës për medie me Kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Sholz.

Kurti ka thënë se bota ka ndryshuar pas luftës në Ukrainë.

Ai tha se Gjermania dhe Kosova janë të bashkuara për paqe.

Kryeministri përmendi edhe shërbimin e ushtarëve gjermanë në Kosovë.

"Ne jemi përjetë mirënjohës për mbështetjen dhe solidaritetin tuaj", tha mes tjerash kryeministri.

Fillon konferenca e Kurtit dhe Scholzit

Ka disa minuta që ka filluar konferenca mes kryeministrit të Kosovës dhe kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz.

Në këtë konferencë të dy liderët do të tregojnë bisedat që kanë pasur së bashku.

Kryeministri Kurti, paralajmëroi që nga ky takim presim rezultate pozitive.

Scholz shkruan për vizitën në Ballkan, këto janë temat që do t’i diskutojë me liderët

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, me ardhjen në Kosovë ka nisur turin e tij në Ballkan.

Nëpërmjet një cicërime në Twitter, Scholz bën të ditur se në këto vizita do që të promovoj procesin e pranimit në BE në nivel lokal si dhe të mbështes shkëmbimin rajonal, apo Procesin e Berlinit.

Mes tjerash, ai thotë se temë në këto takime do të jetë edhe përgjigja e përbashkët ndaj agresionit rus në Ukrainë.

Sot dhe nesër unë udhëtoj në Kosovë, Serbi, Maqedoni e Veriut, Greqi e Bullgari. Unë dua të promovoj procesin e pranimit në BE në nivel lokal dhe të mbështes shkëmbimin rajonal (Procesi i Berlinit). Do të bëhet fjalë gjithashtu për përgjigjen tonë të përbashkët ndaj luftës ruse të agresionit në Ukrainë”, ka shkruar Scholz në Twitter.

Nis takimi i Kurtit me kancelarin Scholz

Takimi mes Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka nisur.

Takimi pritet të zgjatë për rreth një orë.

Këtij takimi i parapriu pritja me ceremoni të lartë shtetërore për Scholz nga Kurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat