Kosova merr mbështetje nga Gjermania për liberalizim të vizave – kancelari Scholz përmend procesin e Berlinit si mundësi të mirë për rajonin

Aktuale

Kosova merr mbështetje nga Gjermania për liberalizim të vizave – kancelari Scholz përmend procesin e Berlinit si mundësi të mirë për rajonin

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 06:48 Përditësuar në ora: 10:39 më 10.06.2022
Pamje nga konferenca

Kurti pret kancelarin gjerman Scholz në Prishtinë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në sheshin “Skënderbeu”, Kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz, i cili për pak do të arrijë nga Aeroporti i Prishtinës.

Kancelari i Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz ka arritur në Prishtinë, ku me ceremoni shtetërore është nderuar nga Garda Ceremoniale e FSK-së. Scholz është pritur nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Pas takimi është paraparë të mbahet konferencë për media nga Scholz dhe Kurti.

Scholz pritet nga kryeministri Kurti

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka arritur në Kosovë ku do të qëndrojë për vizitë zyrtare.

Ai në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” është duke u pritur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Scholz do të takohet vetëm me kryeministrin Kurti teksa më pas do të kenë konferencë të përbashkët për media.

Vizita e Scholzit në Kosovë, sot do të ketë ndërprerje të përkohshme të trafikut

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me rastin e vizitës së kancelarit gjerman, Olaf Scholz, sot do të ketë ndërprerje të përkohshme në intervale të shkurta kohore të qarkullimit të trafikut në disa segmente rrugore, ku pritet të kalojë eskorta.

Policia do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror gjerman në Kosovë, thuhet në njoftim.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme në intervale të shkurta kohore të qarkullimit të trafikut në disa segmente rrugore ku pritet të kalojë eskorta”.

“Njëkohësisht për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, përfundon njoftimi i Policisë së Kosovës.

Kancelari Scholz vjen sot në Kosovë

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, sot vjen në vizitë zyrtare në Kosovë.

Ai pritet të arrijë në orën 09:45 dhe do të takohet vetëm me kryeministrin Albin Kurti, me të cilin do të mbajnë edhe konferencë për media.

Scholz në Prishtinë sipas njoftimit nga zyra e tij  e “qartëson perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe shpalos kontributin gjerman në përmirësimin e bashkëpunimit rajonal.

Ai do t’i vizitojë edhe ushtarët gjermanë të KFOR-it.

Vizita e kancelarit gjerman sipas njohëseve të procesit të dialogut  pritet t’i jap shtytje të re të bisedimeve kosovaro-serbe nën lehtësimin evropian.

Për këtë çështje kanë folur për Klan Kosova, drejtorja në platformën Civikos, Donika Emini dhe Milica Andriq-Rakiq, nga Iniciativa e   re shoqërore me seli në Mitrovicë.

Po të njëjtën ditë pra sot, kancelari shkon edhe në Beograd.

Ndryshe më 4 maj, kryeministri gjerman priti ndaras në Berlin, kryeministrin e  Kosovës, Albin Kurti  dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Po me shtytjen e Scholz, në të njëjtën ditë u organizua një darkë jo-formale me dy mysafirëve dhe emisarit evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Vizita e Scholz, konsiderohet historike pasi që vjen gjashtë muaj nga data kur socialdemokrati u votua në Bundestag për kancelar të ri të Gjermanisë.

Paraardhësja në post e Scholz, gjatë udhëheqjes 16 vjeçare të republikës federale të Gjermanisë, qëndroi për vizitë zyrtare në Kosovë, vetëm njëherë.

Gjatë turit dyditor në Ballkanin Perëndimor, kancelari gjerman Olaf Scholz pas Kosovës dhe Serbisë, do të shkojë edhe në Maqedoninë e Veriut, Greqi dhe Bullgari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat